l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 


MUHARREM GJOKA: OBVL, MBROJTËSE E
VLERAVE TË LIRISË DHE DEMOKRACISË

Nënkryetari i OBVL Muharrem Gjoka, duke përshëndeur në emër të Kryesisë së Organizatës të Bashkuar të Veteraneve të LANÇ i shprehu mirënjohjen më të thellë kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Z.Gledian Llatja për vlerësimin që i bëri këtij personaliteti të shquar të LANÇ, të Ushtrisë Shqiptare e të Shoqërisë Civile, duke i dhënë Titullin “Mirënjohjë e Qytetit”.
“OBVL që me krijimin e saj para 28 vitesh në korrik 1994 e në vijim, si mbrojtëse e vlerave të lirisë ka patur dhe ka si mision kryesor evidentimin, propogandimin dhe promovimin e ngjarjeve, heronjve, dëshmorëve e drejtuesve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ne vlerësojmë se Lufta partizane ishte e kristaltë, ka qenë luftë idealesh të pastra dhe është krenari për të gjithë Shqipërinë. Në Luftën e Dytë Botërore, ne shqiptarët, ashtu si edhe popujt e tjerë të Europës dhe më gjerë, me luftën heroike partizane u angazhuam në një përpjekje të madhe, luftarake dhe të përgjakshme, si aleatë në krah të koalicionit të madh antifashist botëror”,-tha Z.Gjoka. Ai vlerësoi gjithashtu krijimin e Shtabit të Përgjithshëm në Labinot si fillimin e fitores së rëndësishme të shqiptarëve të ndershëm e atdhetarë, të cilët u bënë bashkë për çlirimin e vatanit, kundër nazifashistëve okupatorë, por edhe kundër atyre esadistëve që i kishin tradhtuar interesat e vendit e që historia i shkruajti në krahun e pushtuesit, jo në krahun e Shqipërisë”. Duke vijuar në këtë lInjë nënkryetari i OBVL, Gjoka tha se krahina e Shmilit, Çermenikës dhe e gjithë Elbasanit ka një vlerë shumë të madhe në këtë luftë, jo vetëm që strehuam Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, por nga ky vend u komandua e gjithë ajo luftë për çlirimin e vendit.
Duke vlerësuar bashkëpunimin me OBVL-në kryetarja e Organizatës së Dëshmorëve të Atdheut, Elbasan, Xhuljeta Graceni, ndër të tjera tha se “Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare ishte një luftë ku dhanë jetën 28 mijë djem e vajza të Shqipërisë të cilët duhen përkujtuar një për një. Shqipëria jonë e vogël pagoi një çmim të jashtëzakonshëm gjaku dhe sakrificash të panumërta njerëzore”. Ajo tha se nderimi i këtyre sakrificave është nderi i çdo gjenerate shqiptarësh. Prandaj nderimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nderimi i dëshmorëve dhe heronjve të lavdishëm të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nderimi i çdo faqeje të kësaj lufte dhe i vetë datës së çlirimit të vendit tonë, në 29 Nëntor 1944, është nderi i çdo shqiptari.

Pinjoll i njërës prej familjeve me kontribute të shquara atdhetare
“Erdha sot në këtë tubim, ku përkujtohet jeta dhe vepra e një njeriu, partizani dhe kuadri të rrallë të ushtrisë tonë në 100 vjetorin e tij të lindjes, kolonel Sami Vinçanit, pinjollit të njërës prej familjeve me kontribute të shquara atdhetare, jo vetëm si kryetar i OBVL- së të Durrësit dhe as thjeshtë si oficer që kam qenë, por edhe për të marrë pjesë në vlerësimin dhe nderimin që i bëhet bashkëluftëtarit të tim eti në Brigadën e XV - të S. heroike, që vetëm këtu në Elbasan, nga radhët e saj i dha çlirimit jetën e re të disa prej bijave e bijve të saj më të mirë”,-tha ndër të tjera shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Shpendi Topollaj. Ai vlerësoi kontributin e kolonel Sami Vinçanit, i cili kudo që shërbeu, la kujtimin e komandantit të aftë e të talentuar, të drejtë e të përkushtuar, ashtu sikurse dhe Mjeshtri i Madh Halil Rama e ka përshkruar nëpër organet e shtypit, apo sikurse del te libri i vetë Samiut me bashkautor shokun e tij skënderbegas Albert Kotini. Ky i fundit, si bashkautor i librit “Vinçanët” vlerësoi rolin e Samiut në mbledhjen e të dhënave arkivore e gojore dhe talentin e tij në shkrimin real e objektiv të historisë. Sami Vinçani është autori kryesor i Historikut te Fshatit të lindjes dhe autor i Historisë së LANÇ të Rrëzës së Korçës.
Publicisti dhe shkrimtari i mirënjohur Hyqmet Zane, ndërsa foli për njohjen me vëllezërit Nexhip e Sami Vinçani, evidentoi rolin e këtij të fundit në realizimin e librit “Vinçanët” në dy volume, (me bashkëautor z.Albert Kotinin) duke lënë trashëgim për brezat, testamentin e tij atdhetar-intelektual e duke kurorëzuar kështu veprën e tij patriotike për të cilën punoi për një kohë shumë të gjatë. “Në këtë libër duke vendosur historinë e famljes në kontekstin e zhvillimeve politike shoqërore që nga fillimi i shekullit XX, na jepet një tabllo me material shumë të vyer, veçanërisht të periudhës 1942-1944 në qarkun e Korçës. Materiale, dokumenta e dëshmi me vlera të mëdha, sidomos kujtimet e vëllait të tij Nexhipit, si një nga protagonistët kryesorë të LANÇ të qarkut Korçë, mund të përdoren nga studiues të interesuar për shkrimin me vërtetësi historike të Luftës NÇl në qarkun e Korçës”, tha ndër të tjera Z.Zane.
Pjesëmarrësit në takimin përkujtomor me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Sami Vinçanit, ku merrte pjese edhe Sekretari i Këshillit të Qarkut Elbasan Z.Fatmir Vodollari, si dhe shkrimtarët e njohur Vasil Premçi e Kadri Tarelli, i përshëndeti edhe kryetari idegës së OBVL të qarkut Tiranë Mazllum Parllaku.
Sami Vinçani ka lindur 100 vjet më parë, më 10 tetor 1922 në fshatin Vinçan-Korçë. Ai ishte i katërti ndër pesë djemtë e Kareman Sali Dervishit. Familja e Karemanit dhe vëllezërve të tij ka qenë një familje e dëgjuar dhe me kontribute patriotike në Qarkun e Korçës.
Sami Vinçani vlerësohet në Elbasan për vlerat e larta dhe qytetarinë e treguar në këtë qytet, veëanërisht gjatë vitit të vështirë 1997.
Në këtë takim, Sami Vinçani dhe Agim Dylgjeri, dy kryetarët e parë të Degës së OBVL Elbasan, u vlerësuan me Çertifikatë Mirënjohje nga Kryesia e kësaj Organizate me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në përmbushjen e misionit të OBVL-së si bashkthemelues i saj, për mbrojtjen, promovimin dhe pasqyrimin me vërtetësi të vlerave historike të luftrave për liri e pavarësi të popullit tonë dhe të personaliteteve që kontribuan në krijimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptar”.
Pas këtij takimi u mbajt edhe Konferenca e 8-të e Degës së OBVL Elbasan, e cila zgjodhi kryetar Z.Maksim Vinçani.




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes