l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

-Brigada e Dytë Sulmuese e nisi veprimtarinë e saj luftarake me përballimin e Operacionit armik të Dimrit
BRIGADA E 2-të S QË U
KRIJUA DITËN E PAVARËSISË

• Më 28 nëntor të vitit 1943, ditën e shënuar të përvjetorit 31 të shpalljes së Pavarësisë, u formua Brigada e Dytë Sulmuese, një nga formacionet e para të mëdha të ushtrisë sonë heroike nacionalçlirimtare. Brigada e II-të Sulmuese kishte komandant Beqir Ballukun. Komisar politik ishin Vasil konomi dhe Gani Goxhi

Krijimi i Br. II S. ishte i lidhur ngushtë më një ngjarje shumë të rëndësishme, për popullin dhe ushtrinë tonë nacionalçlirimtare, me përballimin e Operacionin e madh armik të Dimrit. Efektivi i brigadës së sapoformuar u gjend ballë për ballë me ashpërsinë e dimrit, pa ushqime, municione të pakta dhe veshmbathje si dhe me egërsinë dhe tërbimin e bishës naziste e cila nuk po i zbatonte objektivat e saj, sepse në vendin tonë nuk gjeti një vend e popull të pa organizuar, të hutuar por ai gjeti një popull të organizuar rreth Këshillave nacionalçlirimtare dhe të ushtrisë së tij. Pra brigada e dyte sulmuese e nisi veprimtarinë e saj luftarake me përballimin e Operacion armik të Dimrit.
Ashtu si të gjitha formacionet e njësitë partizane të UNÇSH dhe brigada e dytë sulmuese mori pjesë në përballimin e mësymjes së përgjithshme të armikut në dimrin e vitit 1943–1944 dhe zhvilloi një sërë veprimesh luftarake në zonat e Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut. Ajo përshkoi një rrugë plotë sakrifica e vështirësi me heroizëm. Efektiv i brigadës duke shfrytëzuar me mjeshtëri terrenin e thyer e malor, të zonës së Shëngjergjit – Çermenikë, Martanesh dhe duke zbatuar me mjeshtëri të lartë metodat e taktikës së luftës partizane, në bashkëveprim me forcat territorial të zone, luftoi me heroizëm dhe i bëri ballë operacionit armik të mbështetura fuqimisht nga forcat e reaksionit shqiptar.
Në rrugën e saj luftarake ka kryer një sërë veprimesh luftarake e politike. Ajo zhvilloi veprime luftarake kundër pushtuesit dhe reaksionit në zonat Dibrës, Çermenikës, në rrethinat e Tiranës Priskë, Brar, Pezë, Fushë Krujë, Ishëm dhe Brenda në qytetin e Tiranës. Tipike është veprimi i mbrëmjes së 17 Janarit 1944, kur njësitë partizanë rreth 20 vetë të drejtuara nga Heroi i Popullit Kozma Naska, në ora 01:00, goditi garnizonin armik në shkollën e Kuqe në bashkëveprim me njësitin gueril të qytetit, duke i shkaktuar armikut humbje të mëdha në forca rreth 25 të vrarë dhe shumë të plagosur.
Ky aksion beri bujë të madhe në Tiranë ngriti moralin e partizanëve dhe besimin në popullin e qytetit se vetëm partizanë mundë ta çlironin vendit nga pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre. Operacioni armik i dimrit, si për të gjitha formacionet partizane edhe për efektivin e Brigadës së Dytë Sulmuese, ishte një sprove e madhe, e rëndë dhe e vështirë, me gjithë mangësitë e drejtimit nga shtabi i Brigadës, si rrjedhojë e ndërhyrjes nga Shtabi i Përgjithshëm u kalua me sukses. Brigada kaloi me vështirësi pengesa të ndryshme, të diktuara nga sulmet e forcave naziste dhe bashkëpunëtorëve të tyre dhe kushtet e këqija atmosferike të dimrit shumë të ashpër të atij viti, për të evituar asgjësimin ajo u shpërnda në formacione të vogla duke manovruar nëpër Martanesh – Çermenikë, i doli në shpinë forcave gjermano – balliste. Në prill 1944 më urdhër të SHP, kaloi lumin Shkumbin dhe u nis për në zonën e Panaritit. Gjatë rrugë kalimit për në Panarit ajo spastroi forcat reaksionare të ballit në Dumre dhe arriti në Panarit.
Me të mbërritur në Panarit ajo beri riorganizimin, duke u kompletuar me forca të reja nga qarku i Korçës duke e dyfishuar efektivin e saj me partizan të rinj. Të cilët i dhanë gjallëri brigadës. Fillimi i operacionit armik të Qershorit 1944 e gjeti brigadën në rruajtje të punimeve të Kongresit të Parë Antifashist të Përmetit. Në kuadrin e detyrave, që u caktoi Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH –së të gjitha formacioneve partizane, për të përballuar operacionin armik të Qershorit, efektivit të brigadës ju ngarkua të vepronte për të mbyllur drejtimin Leskovik – Përmet me një batalion, ndërsa me forcat kryesore do të vepronte në zonën Frashër – Dangëlli duke mbrojtur këtë drejtim për të mos lejuar afrimin e forcave gjermane dhe balliste, detyrë që brigade e kreu me sukses. Pas dështimit të Operacionit armik të Qershorit, i cili u përballua me shumë sukses nga formacionet partizane të UNÇSH –së, Brigada e Dytë Sulmuese mori detyrë të veprojë në qarkun e Korçës me detyrë në bashkëveprim me Br IX S dhe forcat partizane që vepronin në këtë qark të çlironte qytete Korçën, Leskovikun, Ersekën, Bilishtin. Brigada kreu një sërë veprimesh luftarake në zonën e Korçës. Brigada për disa muaj me radhë, në bashkëveprimi me njësitet territoriale të fshatarëve zhvilloi luftime të shumta si në Qafën e Qarrit, Devoll, Bozhigrad (sot Mirasi), Vithkuq, në fushën e Korçës, në Pojan dhe në Zëmblak. Një nga luftimet më të suksesshme i Brigadës ishte ai i 17 shtatorit 1944 në afërsi të fshatit Dëshnicë të Korçës, që në bashkëveprim me Batalionin “Skënder Çaçi” sulmoi forcat gjermane dhe balliste që ishin të garnizonit të Korçës.
Veprimet ishin të shpejta,të befasishme dhe të fuqishme duke i detyruar forcat gjermane të tërhiqeshin në panik. Ndërkohë Brigada gjatë muajit shtator – tetor 1944 ndërmori sulme të fuqishme dhe çlirojë Leskovikun, Ersekën dhe më pas Bilishtin. Me çlirimin e këtyre qyteteve, ajo mori për detyrë që, në bashkëveprim më Br IX S dhe një batalion të Br XX S, të sulmonte e të çlironte qytetin e Korçës. Luftimet për çlirimin e Korçës vazhduan për disa dite e net dhe, më 24 tetor Korça u çlirua. Me çlirimin e Korçës ajo mori për detyrë që të mbante nën goditje forcat gjermanë që tërhiqeshin në rrugë kalimin Strugë – Qafë Thanë- Prrenjas – Librazhd. Ajo bëri shumë aksione sulmuese për gjatë këtij rrugëkalimi dhe i shkaktoi forcave gjermane dëme në forca dhe mjete. Në të gjitha veprimet luftarake dhe aksionet, ajo bashkëpunoi dhe i koordinoi veprimet me forcat territorial të zonës, popullin dhe këshillat nacionalçlirimtare të fshatrave ku kryheshin luftimet. Brigada 2-të Sulmuese i kreu të gjitha detyrat që iu ngarkuan nga SHP dhe KP e UNÇSH dhe këtë ë tregojnë shifrat e më poshtme, nga radhët e Brigadës ranë në fushën e betejës 40 dëshmorë, e shumë të plagosur, që ranë në fushën e betejës për të mos vdekur kurrë si “Heroi i Popullit” Kozma Naska, Besim Imami, Shejnaze Juka, Raqi Themeli, Neshat Kondi, Jaçe Hormova. Nazmi Gaba etj.
Lavdi Heronjve dhe Dëshmorëve të Brigadës së II-të S.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes