l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

 
KURT ZEBI USHTARAKU QË RUAJTI DERI NË FUND VLERAT E LARTA TË DIBRANËVE

Nga BASHKIM KADIU

Para disa ditësh u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare Kurt Zebi. Ai vinte nga një familje e njohur për traditat atdhetare, ndeshmërinë dhe bujarinë e saj, nga fshati Dohoshisht i rrethit të Dibrës. Familja e tij ka qenë qysh në fillim mbështetëse dhe bazë e Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Vetë Kurti, pasi kreu arsimin shtatëvjeçar në vendlindje, vijoi studimet në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” dhe më pas në atë të Bashkuar të Oficerëve. Fillimisht shërbeu në repartet e Flotës Luftarake në Vlorë dhe më vonë në Njësinë e Mbrojtjes Bregdetare të Durrësit, ku qe caktuar në detyrën e drejtuesit të batalionit efektiv të Shënavlashit, dhe pastaj u caktua shef i Shtëpisë së Ushtarakëve.
Në këto detyra Kurti shpalosi jo vetëm aftësitë e tij profesionale, por edhe vlerat e tij njerëzore. I thjeshtë, energjik, punëtor i palodhur, mjaft komunikues me vartësit, ai fitoi respektin dhe dashurinë e të gjithë atyre me të cilët punoi.
Mbi të gjitha, ai u bë një kuadër i respektuar nga intelektualët e Durrësit dhe sidomos nga shkrimtarët dhe artistët me të cilët organizoi shumë veprimtari të përbashkëta. Kurti dallohej për korrektesë, inisiativë dhe mbi të gjitha si humanist i pashoq. Atë do ta shihje përherë në lëvizje, duke ndihmuar këdo që kishte nevojë.
Kudo që shërbeu, ai dinte t`i mbronte me guxim vartësit e vet, sikurse dinte të mbronte para kujtdo edhe bindjet e tij. Kurti, krenar për vlerat e larta të dibranëve, dhe përfaqësues i palëkundur i tyre, ishte shumë i lidhur me bashkëfshatarët e tij, të cilët ndiheshin tek ai si në shtëpinë e tyre. Edhe kur ndonjë dashakeq, u përpoq ta denigrojë e ndëshkojë atë, deri me shpifje të ulta, ai mbeti deri në fund oficeri dinjitoz, punëtor dhe krenar se ishte bir i një treve që mbi të gjitha dinte të ruante të paprekura cilësitë e larta morale dhe atdhetare. Pas daljes në pension,
Kurt Zebi ishte mishërues dhe përçues i vlerave më të mira intelektuale dhe njerëzore. Kudo ku shërbeu si dhe në mjedise shoqërore e familjare demostroi urtësinë e mençurinë dibrane, si themeli i “Universitetetit të Dibrës”, të përvetësuar prej tij nga mexheliset e odave të kësaj treve, ndër më të njohurat në rang kombëtar.
Kurti drejtoi me sukses Shoqatën “Për të rënët e Kombit”. Në jetë u shqua si një familjar shembullor, si bashkëshort besnik i gruas së tij vlonjate Lirisë dhe baba i tri vajzave të mrekullueshme e djalit Arben i cili u nda nga jeta në moshë të re, duke i shkaktuar atij një brengë të madhe. Për merita e tij në jetë dhe punë, Kurt Zebit i janë akorduar urdhra e medalje të ndryshme.
Me vdek jen e tij, familja dhe të afërmit humbën njeriune tyre më të dashur, shokët dhe miqtë, shokun dhe mikun e tyre të ngushtë, që do t’ju mungojë shumë.

Lamtumirë Kurt Zebi.
Parajsa qoftë vendbanimi yt i përjetshëm.




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes