l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

 
Gjeneralmajor Manushaqe Shehu mori pjesë në
DVD të “Seven Stars 22” në Maqedoninë e Veriut

• Numri dy i Shtabit të Përgjithshëm të FA të Republikës së Shqipërisë
gjeneralmajor Manushaqe Shehu. pati një takim të ngrohtë dhe miqësor me
Ministren e Mbrojtjes të Republiiës së Maqedonisë së Veriut Sllavjanka Petrovska

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet vendeve anëtare të SEDMit, (South Eastern Defence Ministerial), në Maqedoninë e Veriut u zhvillua stërvitja “Seven Stars 22”. Kjo stërvitje ishte stërvitje Komando-Shtabi e drejtuar nga komanda e SEEBRIG-ut, në të cilën morën pjesë shtete anëtare të SEEBRIG (South – Eastern European Brigade) si: Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Rumania, Turqia dhe organizata kombëtare dhe ndërkombëtare si: “Kryq i Kuq”, “Gjysmë Hëna e Kuqe”, etj.
Stërvitja në fokusin e vet pati zhvillimin e operacioneve të mbështetjes së paqes, asistencën humanitare si dhe operacionet në rastin e fatkeqësive natyrore. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë morën pjesë me 7 ushtarakë, oficerë e nënoficerë, të inkuadruar në pozicione të ndryshme në përbërje të nënreparteve dhe të shtabit.
Në këtë stërvitje u zhvillua dhe Dita e Vizitorëve të Shquar (“DVD - Distinguished Visitor’s Day”), e drejtuar nga Komandanti i SEEBRIG-ut, gjeneral brigade Evangelo Mitroutsikos, në të cilën morën pjesë personalitete të larta politike dhe ushtarake të vendit pritës, si dhe përfaqësues të lartë ushtarakë të vendeve pjesëmarrëse në stërvitje. Nga Forcat e Armatosura shqiptare mori pjesë zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Manushaqe Shehu.
Numri dy i Shtabit të Përgjithshëm të FA të Republikës së Shqipërisë gjeneralmajor Manushaqe Shehu. pati një takim të ngrohtë dhe miqësor me Ministren e Mbrojtjes të Republiiës së Maqedonisë së Veriut Sllavjanka Petrovska.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes