l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

KONFERENCA E 8 – MAKSIM VINÇANI ZGJIDHET KRYETAR I OBVL ELBASAN
BASHKIA ELBASAN, “MIRËNJOHJA E QYTETIT” PËR SAMI VINÇANIN

• Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja e vlerësoi Sami Vinçanin në 100-vjetorin e lindjes me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, me motivacionin: “Për veprimtarinë e shquar si luftëtar i lirisë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, si dhe për kontributin e tij të veçantë në krijimin dhe konsolidimin e strukturave ushtarake shqiptare. Në vlerësim të mbrojtjes dhe mbajtjes gjallë të idealit atdhetar në drejtim të Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të LANÇ-it”. Nënkryetari i Bashkisë Elbasan, Z.Jetjon Gjura, gjatë fjalës së tij evidentoi faktin se figura si kolonel Sami Vincani meritojnë të vlerësohen për kontributin e tyre

Kolonel Sami Vinçani, i njohur për kontributin e tij si drejtues i formacioneve partizane në Qarkun e Korçës dhe si një nga kuadrot e larta drejtuese të Ushtrisë Shqiptare është vlerësuar nga Bashkia e Elbasanit me Titullin “Mirënjohja e Qytetit” (pas vdekjes).
Në takimin përkujtimor që Kryesia e Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të LANÇ (OBVL) organizoi në 100-vjetorin e lindjes së bashkëthemeluesit të kësaj organizate Sami Vinçani, i njohur për kontributin e tij real gjatë LANÇ, në Ushtrinë Shqiptare e në Shoqërinë Civile në Qarkun e Elbasanit, përveç veteranëve dhe pasardhësve, anëtarë të OBVL, morën pjesë dhe përshëndetën disa personalitete të letrave e publicistikës shqiptare.
Njëri, prej tyre, Sekretari i Përgjithshëm i OBVL, akademik Halil Rama – Mjeshtër i Madh, që moderoi takimin, tha se “Në Korçë dhe në gjithë Shqipërinë, përfshirë Elbasanin, është i njohur kontributi i Familjes “Vinçani” për çështjen kombëtare shqiptare e veçanërisht gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Por sipas tij, nëse për gjeneral Nexhip Vinçanin – Nderi i Kombit, njërin nga drejtuesit kryesorë të LANÇ është folur e shkruar shumë, vëllai i tij, Samiu, ndër kontributorët e njohur si gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare edhe në Ushtrinë Shqiptare të pasluftës, është lënë disi në hije.
“Samiu së bashku me gjithë familjen kontribuoi duke u përfshirë energjikisht në Lëvizjen Nacionalçlirimtare qysh në fillimet e saj. Ai u bë krahu i djathtë i vëllait të tij Gjeneralit “Nderi i Kombit” Nexhip Vinçani, udhëheqësit ushtarak kryesor, për ato kohë, të UNÇl të Qarkut të Korçës. Samiun e gjejmë qysh në fillimet e vitit 1942 si zv. sekretar e më pas si sekretar të celules së 12 fshatrave te Rrëzës, celula e parë e Qarkut të Korçës. Më vonë përgjegjës për njësitet e armatosura të Rrëzës.
Në vazhdim, i ngarkuar me detyra të ndryshme në formacionet luftarake deri komisar batalioni në Brigadën e XV-të. Mbas luftës shërbeu në detyra të ndryshme në ushtri deri në drejtues brigade me gradën kolonel, si në Gjirokastër, Korçë, Durrës, Elbasan, Berat, Tiranë dhe prapë në Elbasan deri sa doli në pension në vitin 1982”, - vlerësoi ndër të tjera z.Halil Rama. Sekretari i Përgjithshëm i OBVL vlerësoi gjithashtu kontributin e Sami Vinçanit pas ‘’ 90-tës si mbështetës dhe promotor i proceseve demokratike në qarkun e Elbasanit. Kjo sipas tij për faktin se “Që në fillimet e tranzicionit ai mbështeti publikisht, pa rezerva dhe në mënyrë aktive proçeset e ndryshimeve demokratike. E spikatur dhe shumë domethënëse është letra e tij, e guximshme për kohën, drejtur R. Alisë dhe KQPPSH në mars 1991, ku shprehej haptazi për zhgënjimin e anëtarëve të thjeshtë të partisë dhe të popullit nga politikat e kaluara të Partisë së Punës, sidomos me qëndrimin e gabuar të saj në procesin e ndryshimeve, duke deklaruar në fund se për të gjitha këto: “me keqardhje, po i le rradhët e partisë”. Nga viti 1991 e deri 1997 ka kryer detyrën e kryetarit të Organizatës së Ushtarakëve në Pension (OUPL) Elbasan dhe nga 1994-2000 drejtoi me përkushtim të rrallë Degën e OBVL Elbasan.
Samiu luajti një rol të rëndësishëm si pjesë e grupit nismëtar për formimin dhe organizimin e OBVL. Është zgjedhur antar i kryesisë së përgjithëshme të OBVL përkrah Dr.Ymer Dishnicës, gjeneral Rrahman Parllakut, Liri Belishovës, Edip Ohrit, Skënder Malindit dhe Kryetar i Degës së kësaj organizate në Elbasan. Qytetarët e Elbasanit edhe sot kujtojnë kontributin e tij me thirrjet drejtuar popullit për ruajtjen e rendit dhe gjakftohtësisë në situatat e trazuara të vitit ’97…
Pikërisht për këto merita, mbështetur në propozimin e Kryesisë së OBVL, kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja e vlerësoi Sami Vinçanin në 100-vjetorin e lindjes me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, me motivacionin: “Për veprimtarinë e shquar si luftëtar i lirisë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, si dhe për kontributin e tij të veçantë në krijimin dhe konsolidimin e strukturave ushtarake shqiptare. Në vlerësim të mbrojtjes dhe mbajtjes gjallë të idealit atdhetar në drejtim të Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të LANÇ-it”.
Nënkryetari i Bashkisë Elbasan, Z.Jetjon Gjura, gjatë fjalës së tij evidentoi faktin se figura si kolonel Sami Vincani meritojnë të vlerësohen për kontributin e tyre. Të pamasë ishin emocionet që përjetoi familja e Z. Vincani në ceremoni. Ndërsa titulli iu dorëzua të birit Maksimit, i cili u shpreh falenderues për vëmendjen e treguar karshi babait të tij, që dha shumë nga jeta e tij për çështjen kombëtare dhe demokracinë e konsolidimin e shtetit ligjor në Shqipëri.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes