l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

 
Sami Vinçani, si kontribues në LANÇ dhe Ushtrinë Shqiptare

Nga Hyqmet ZANE

Njohjen e parë me Kol. Sami Vinçani e kam pasur në vitin 1991 në një takim me trashëgimtarë të familjeve që vuajtën kampet e përqëndrimit nazist në Gjermani. Por mbiemrin Vinçani e kisha ndeshur në biseda intelektuale me emrin Nexhip Vinçanit, gjeneral i shquar dhe që kishte studiuar në Moskë dhe kishte patur përfundime të shkëlqyera si ushtarak. Në atë kohë kam marrë vesh që ishte persekutuar nga Enver Hoxha për shkak të ambicieve që ai kishte si ushtarak i lartë në ecurinë e Ushtrisë Shqiptare.
Por njohja me Sami Vinçanin, vëllain e Nexhipit, pati një ecuri të mirë, për faktin se ai më përfshiu edhe mua në OBVL që në krijimin e saj, ku në Elbasan ai ishte kryetar dhe nënkryetar i Organizatës së Përgjithshme, drejtues i së cilës ishte Doktor Ymer Dishnica - Nderi i Kombit dhe më pas gjeneral Rrahman Parllaku-Nderi i Kombit. Kuptoja që kisha të bëja me një ushtarak të kujdesshëm dhe që dinte të vinte pikat mbi “i”, me një logjikë perfekte dhe qartësi mendimi.
Në vitin 1994, në bashkëpunim të OBVL me presidentin e asaj kohe Prof.Dr. Sali Berisha, ju bë një vlerësim të gjithë familjeve që kishin kontribute në Luftën Antifashiste gjatë L. II B. Me rastin e 50-vjetorit të Çlirimit, për mua si djali i një të vuajturi në kampin e Mat’hauzen-it dhe Dakaos, ishte hera e parë që i bëhej një vlerësim babit tim. Dhe këtë e bëri Sami Vinçani dhe OBVL që ai drejtonte.
Bashkëpunimi me Sami Vinçanin u thellua më shumë në vitin 1997-98, kur pas ngjarjeve të asaj kohe, ish-Kryeari i Bashkisë Engjëll Dakli, më ngarkoi mua që në bashkëpunim me një grup ushtarakësh në pension, të inspektonim bazat e ushtrisë për të vlerësuar gjendjen e tyre reale. Për këtë u hartua një informacion që ju dha ambasadores amerikane Mariza Lino gjatë vizitës së saj në Elbasan. Materiali u vlerësua shumë. Puna ime si gazetar në TV Dardan dhe në gazetën “Albania” dhe më pas në “RD”, bëri që të kisha një vlerësim dhe bashkëpunim me Sami Vinçanin dhe dita-ditës, në muajt dhe vitet në vazhdim, bashkëpunimi ynë u thellua dhe ne edhe pse kishim një dallim në moshë, u bëmë miq.
Sami Vinçani ishte një ushtarak karriere që vlerësonte luftën dhe familja e tij, kishte një kontribut atdhetar. Ai gëzonte një kulturë të gjerë, bënte biseda serioze, kishte dinjitet në shprehjen e mendimeve dhe një nderim shumë të madh për vëllain e tij gjen. Nexhip Vinçani, për të cilin kërkonte një vlerësim maksimal nga presidentët e kohës, gjë e cila u realizua në gusht 2021 nga Presidenti Ilir Meta, që i dha titullin “Nderi i Kombit”.
Vlera e madhe e punës dhe e mendimit të Sami Vinçanit ishte konceptimi dhe realizimi i librit “Vinçanët” me bashkëautorësi me Albert Kotinin, ku unë jam redaktor i këtij libri. Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, Sami Vinçani gëzonte respektin e të gjithë atyre ushtarakëve të vjetër, ishte një njeri që nuk fliste shumë, por që mendimet e tij i shprehte me një qartësi të madhe dhe një njohës i mirë i Ushtrisë shqiptare, edhe pse i pavlerësuar për shkak të persekutimit që ju bë vëllait të tij, Nexhipit.
Ishin këto merita që më shtynë mua të bëhesha mbështetës i OBVL të Tiranës, që Sami Vinçanin ta vlerësonte edhe Bashkia Elbasan dhe kryebashkiaku Gledian llatja, duke i dhën atij çertifikatën ‘Mirënjohja e Elbasanit”. Ndoshta në një moment tjetër, kreu i shtetit, presidenti Dr. Bajram Begaj duhet ta dekorojë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, si një kërkesë e bërë nga OBVL.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes