l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Konferenca e 8-të, SHPENDI TOPOLLAJ zgjidhet kryetar i Degës së OBVL Durrës
OBVL, MBROJTËSE E VLERAVE TË LIRISË

• Mbrojtja, propagandimi, ruajtja, mbajtja gjallë e vlerave të historisë sonë kombëtare, e veçanërisht atyre të LANÇ-it, dhe transmetimi i tyre te brezat pasardhës është dhe mbetet qëllimi themelor i Federatës Shqiptare të Veteranëve

Konferenca e 8-të e Degës së OBVL Durrës, që u mbajt më datë 23 shtator 2022, vlerësoi kontributin e veteranëve dhe pasardhësve të veteranëve, anëtarë të kësaj organizate, në evidentimin, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të lirisë dhe veëanërisht të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Kryetari i Degës Z.Genci Ballanca që e ka drejtuar atë për 17 vjet, bëri analizë të hollësishme të veprimtarisë së kësaj dege. Ai theksoi veçanërisht përkushtimin e anëtarëve të kryesisë së degës për përmbushjen e misonit historik të OBVL: ruajtjen e traditës luftarake të popullit tonë dhe edukimin patriotik të brezave.
Kontributi dhe përkushtimi maksimal i Z.Ballanca në përmbushjen e këtij misioni historik u vlerësua nda diskutantët në këtë konferencë, si: Z.Shpendi Topollaj, Kujtim Vokshi, Sofika Spiroruti, Fatime Alla, Hënor Libohova etj.
Në emër të Kryesisë së OBVL, Konferencën e përshëndeti Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Organizate, akademik Halil Rama – Mjeshtër i Madh. Ndër të tjera ai theksoi se që me krijimin e OBVL para 28 vitesh në korrik 1994, Dega e Durrësit e kësaj organizate u bë promotore e mirëorganizimit dhe mirëfunksionimit të saj.
Me këtë rast, numri dy i OBVL kujtoji me nderim të veçantë kryetarin e parë të degës së OBVL Durrës, Z. z.Idriz Hoxha, kryetarin e nëndegës së Shijakut Z.Osman Xhindoli si dhe u shprehu mirënjohjen të gjithë atyre që kontribuan për gjatë gjithë ekzistencës së Dëgës në këto 28 vite.
Gjithashtu, në emër të Kryesisë së OBVL Z.Halil Rama i shprehu vlerësimin maksimal kryetarit aktual të degës, Z.Genci Ballanca, i cili, me gjithë vështirësitë e panumërta ja doli ta riorganizojë dhe vitalizojë këtë degë, duke zhvilluar aktivitete të panumërta në përkujtim të ngjarjeve e figurave të shquara të LANÇ nga qarku i Durrësit, por edhe duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet e pushtetit vendor për t’i përjetësuar ato me emra rrugësh, si në rastin e ceremonisë mbresëlënëse të vendosjes së rrugës “Nako Spiro”,-tha Sekretari i Përgjithshëm i OBVL-së.Në emër të kryesisë së OBVL, ai shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për kontributin e anëtarit të kësaj kryesie, shkrimtarit, publicistit dhe veprimtarit shembullor, Shpendi Topollaj, i cili me librat dhe artikujt e tij mjaftë produktivë e cilësorë, është bërë një nga penat më të njohura e të preferuara për lexuesin. Po ashtu, Shpendi është shquar dhe shquhet për aktivitetin e tij publik me kumtesa e fjalë impresionuese në dhjetra konferenca, simpoziume e takime, dhe veçanërisht me mbështetjen që i ka dhënë degës tuaj të OBVL-së.
Në këtë konferencë u vlerësua edhe krijimi i Federatës Shqiptare të Veteranëve të Luftrave të Popullit Shqiptar për Liri e Pavarësi nga dy organizatat tona të veteranëve, OBVL dhe Organizata e Veteranëve të Kosovës, si dhe aktiviteti intensive i kësaj Feredate.
Në këtë kuadër,-theksoi Z.Halil Rama, kryesia e OBVL mirëpret kontributin e Degës së Durrësit në mbrojtje të vlerave të lirisë. Pikërisht, në funksion të këtij qëllimi madhor, mbrojtja, propagandimi, ruajtja, mbajtja gjallë e vlerave të historisë sonë kombëtare, e veçanërisht atyre të LANÇ-it, dhe transmetimi i tyre te brezat pasardhës është dhe mbetet qëllimi themelor i Federatës Shqiptare të Veteranëve.
“Në sot jemi krenarë që Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore u vendos në anën e antifashistëve, fitimtarëve, dhe frontit të madh të lirisë, kjo është meritë e partizanëve shqiptarë, këtyre kalorësve të çlirimit dhe të lirisë.
Ne krenohemi që në drejtimin e kësaj lufte, nga Njësitet Guerrile deri në drejtimin e Divizionit të 5-të partizan e të Ushtrisë Shqiptare, patëm Heroin e Popullit dhe Nderin e Kombit, gjeneral Rrahman Parllakun, që e drejtoi organizatën tonë me përkushtim të rrallë për 20 vjet...., ashtu siç krenohemi me kryetarin e parë të OBVL-së dr.Ymer Dishnicën – Nderi i Kombit”,-theksoi Sekretari i Përgjithshëm i OBVL-së.
Vlerësimi nga Presidenti i Republikës i tre personaliteve themeluese të organizatës tonë: Dr.Ymer Dishnica, gjeneral Rrahman Parllaku dhe gjeneral Nexhip Vinçani, me titullin e lartë “NDERI I KOMBIT”, si dhe dekorimi me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” i personaliteteve të tilla, themeleues dhe bashkëdrejtues të OBVL, si Edip Ohri, Liri Belishova, Myfit Guxholli dhe Xhevdet Ballanca, ia ka rritur prestigjin dhe krenarinë organizatës tonë.
Le të ecim nën shembullin e tyre për ta bërë organizatën tonë promotore të të gjitha zhvillimeve.
Konferenca e 8-të e Degës së OBVL Durrës zgjodhi gjithashtu organet e saj drejtuese për dy vitet në vazhdim. Kryetar u zgjodh shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Shpendi Topollaj; nënkretarë u zgjodhën Z.Kadri Tarelli, gjithashtu një nga shkrimtarët e shquar durrsakë dhe Znj.Sofika Xhixhabeci (Spiroruti). Sekretar i Degës së OBVL Durrës u zgjodh Z.Kujtim Vokshi.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes