l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Duke dënuar sulmin rus kundër Ukrainës FSHVLL shpreh solidaritetin me popullin ukrainas

Federata Shqiptare e Veteranëve të Luftrave për Liri dënon agresionin rus ndaj Ukrainës

Federata Shqiptare e Veteranëve të Luftrave për Liri dënon me ashpërsi agresionin rus ndaj Ukrainës dhe solidarizohet me qytetarët ukrainas. Në reagimin e saj FSHVLL e cilëson sulmin rus ndaj Ukrainës, agresion ndaj një vendi të pavarur, sulm ndaj Europës dhe së drejtës së popujve për të jetuar të lirë dhe të barabartë. “Jemi në anën e popullit ukrainas dhe vlerave të drejtësisë”, thekson deklarata për mediat e FSHVLL.


Federata Shqiptare e Veteranëve të Luftrave për Liri u bashkohet thirrjeve të NATO-s dhe të bashkësisë ndërkombëtare drejtuar Rusisë për të braktisur menjëherë rrugën e dhunës dhe agresionit, të respektojë të drejtën ndërkombëtare humanitare, dhe të kthehet në rrugën e dialogut.
Ndërkohë FSHVLL vlerëson qëndrimin e dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës, në unison me NATO-n dhe BE-në. Ajo shpreh bindjen se dy qeveritë tona do të zbatojnë të gjitha angazhimet e marra në kuadër të politikës së jashtme dhe të sigurisë së përbashkët. Përpos dënimit të agresionit rus, Federata Shqiptare e Veteranëve të Luftrave për Liri dënon edhe mosreagimin e këtij agresioni nga ana e Serbisë. “Ne e dënojmë edhe mosdënimin e agresionit rus nga fqinji ynë verior, Serbia dhe mosvënien e sanksioneve. Pozicioni edhe-edhe, duke tentuar të luajë qendrën e dyfishtë dhe me Moskën edhe me Brukselin, edhe me Washingtonin edhe me Pekinin, është pozicion edhe me autokracinë edhe me demokracinë. Por, ndaj agresionit të Rusisë e pushtimit të Ukrainës nuk mund të ketë neutralitet për vende kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE)”, thuhet në deklaratën e FSHVLL.


Duke dënuar sulmin rus kundër Ukrainës FSHVLL shpreh solidaritetin me popullin ukrainas.
“E gjithë bota është e bashkuar kundër këtij akti të paligjshëm agresioni. Sulmi kundër Ukrainës është krim, Përgjegjësia bie mbi udhëheqjen ruse. Përgjigja e shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe e komunitetit ndërkombëtar në tërësi, duhet të jetë e prerë, e koordinuar dhe me pasoja të menjëhershme,” citohet deklarata për shtyp e FSHVLL.




 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes