l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Kryetari i Nderit i OBVL, gjeneral Rrahman Parllaku – Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit, si dhe zv.kryeredaktori i gazetës “Veterani” z. Sakip Cami vlerësohen me” Çertifikatë Mirënjohje”
U kremtua 90 vjetori i revistës “Mbrojtja”


Me datë 15 dhjetor 2021 në sallën e Muzeut të Forcave të Armatosura u zhvillua ceremonia e 90 vjetorit të revistës “Mbrojtja”. Kjo veprimtari u organizua nga Qendra e Kulturës, Mediave dhe Botimeve të Ministrisë së Mbrojtjes.
Ishin ftuar të gjithë gazetarët ushtarakë ndër vite. Mori pjesë edhe zv.ministrja e MM znj. Dallëndyshe Bici.


Për veprimtarinë e shtypit ushtarak ndër vite që nga viti 1931 kur doli numri i parë i revistës ushtarake dhe deri më sot folën historianët ushtarakë Sali Onuzi, Zaho Golemi dhe Bernard Zotaj,
Kumtesat e tyre u shoqëruan me një ekspozitë fotografike dhe nga një diapozitiv me foto dhe emrat e gazetarëve ndër vite. Pjesëmarrësit bënë homazh për gazetarët që nuk jetojnë më, si Lirim Deda, Hysni Milloshi, Apostol Duka, Halil Katana, Vasil Gjylameti, piktori Kosta Raka, poeti Arben Duka etj.
Për shumë nga gazetarët, redaktorët, bashkëpunëtorët, kryeredaktorët, shkrimtarët dhe poetët ushtarakë u shpërndanë Çertifikata Mirënjohje nga Zv.ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici, drejtoresha e Qendrës së Kulturës, Mediave dhe Botimeve znj. Mirela Roshi, zv.drejtori Jakin Marena dhe shefja e sektorit të botimeve Anjeza Musollari.
Gazetarët e pranishëm falenderuan organizatorët për zhvillimin e kësaj veprimtarie të bukur. Më pas të pranishmit i vazhduan bisedat dhe kujtimet e tyre në një koktej.

Përgatiti: Sakip Cami
Zv.kryeredaktor i gazetës “Veterani”, ish redaktor i gazetës “Ushtria”


 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes