l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

• Qëndrimi pothuajse në unison i dy kryeministrave të dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti, duke dalë jashtë petkut diplomatik për dakortësinë e bashkimit Shqipëri-Kosovë, ka ngjallur optimizëm në hapësirën mbarëshqiptare në botë
EDI RAMA: DO TË VOTOJ PRO, NËSE NJË DITË MBAHET
REFERENDUM PËR BASHKIMIN KOMBËTAR

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përbashkët me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së dy qeverive respektive që u mbajt në Elbasan më 26 nëntor 2021, është pyetur rreth referendumit për bashkimin kombëtar. Ai ka thënë se do të votonte pro. Kryeministri i Shqipërisë ka deklaruar se momentalisht nuk e di kur do të mbahet referendumi për bashkimin kombëtar, por ka deklaruar se një ditë do të bëhet.
“…tani në rast së më pyesni a do ndodhi kjo apo jo, meqë ju provokoni do ju provokoj edhe unë, unë them që kjo do ndodhi. Nuk e di kur do ndodhi, si do ndodhi, sot, por që kjo do ndodhi një ditë, unë them që po. Tani atyre që mund ta marrin këtë dhe mund të dalin dhe të bërtasin për Shqipërinë e Madhe, unë them që fallxhoret nuk mund të gjykohen. Se është një fall, meqë po më pyesni të hedhim fall, dhe nëse unë do të hedhja fall, në këtë rast po e hedh me imagjinatë se unë nuk shoh filxhan, unë them që kjo do ndodhi, se kur do ndodhi, kur do ndodhi këtë nuk e di”, ka deklaruar Rama.
Pyetjen se si do të votonte nëse do të mbahej referendumi për bashkimin kombëtar, Rama e ka quajtur provokim, megjithatë është përgjigjur se do të votonte pro. “Kjo është pyetje apo është “provokacja” sepse unë s’kuptoj. Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, unë do bëja një shkelje të Ligjit për fshehtësinë e votës, do votoja hapur “po””, ka deklaruar Rama.

ALBIN KURTI: KOSOVA DHE SHQIPËRIA , DY VENDE “SI NJË LIS ME DY DEGË”

Kryeministri Albin Kurti ka thënë që përkundër që sot po mbahet mbledhja e shtatë e dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në Elbasan, për të është hera e parë që po merr pjesë si kryeministër.
“Kjo është mbledhja e shtatë e përbashkët e dy qeverive, por është e para e imja që marr pjesë si kryeministër. Vitin e kaluar, isha kryeministër katër muaj tash janë bërë tetë muaj, pra jam duke përparuar dhe sa herë që vij në Shqipëri, jo veç si kryeministër kam një ndjesi të veçantë e cila nuk përshkruhet lehtë e as nuk shpjegohet kollaj”.
Tutje Kurti tha që Kosova dhe Shqipëria janë dy vende “si një lis me dy degë dhe puna mes dy vendeve duhet bërë si patriotë e të flasim si diplomatë”.
“Të thuash se jemi një komb i ndarë do të ishte marrëzi. Të thuash se jemi të lumtur se i kemi dy shtete se kështu jemi më të lumtur të thuash se angazhohesh për bashkim kombëtar do të shquhesh si nacionalist ,e të thuash se bashkohemi në BE të thonë diplomatë. Pra, le të flasim si diplomatë, e të punojmë si patriotë”, tha Kurti.

Historike: “Hiqet” Kufiri Kosovë – Shqipëri: Do të ketë vetëm kamera


Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Shqipërisë dh Kosovës që u mbajt më 26 Nëntor 2021 në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tri marrëveshjet e arritura. Tri marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit.
Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e qëndrimit. Këtu kemi bërë një kapërcim shumë të rëndësishëm për të lehtësuar lejet, për të jetuar në të dy anët e kufirit të shqiptarisë. Duke bërë të mundur që çdo shtetas në dy vendet, mjafton të plotësojë një formular dhe të deklarojë një adresë të përshtatshme dhe menjëherë pa asnjë procedurë shtesë ai merr lejen 5-vjeçare dhe menjëherë do i takojë leja e përhershme, pa pasur nevojë të bëjë aplikim tjetër. Kjo leje unifikohet dhe është e njësuar me lejen e punës. Një kalvar që qytetarët e kanë hequr në kurriz deri më sot. Pa asnjë document, vetëm me këtë leje qëndrimi çdo shtetas ka të drejtë të punojë me të dy anët e kufirit. Besoj se ky është një lehtësim shumë i madh dhe do ta lehtësojë kapitalin njerëzor. Marrëveshja e dytë ka të bëjë me hapjen apo kalimin në një status tjetër të kufirit midis Shishtavecit dhe Krushevës, duke bërë të mundur që këtë pikë të mos e përdorin vetëm vendasit, por edhe të tjerë. Kjo krijon një arterie tjetër të lëvizjes. Besoj se përfitimi do të jetë i drejtpërdrejtë. Marrëveshja e tretë, është marrëveshja që do të mundësojë lehtësinë apo lejet e posaçme që do të marrin banorët e zonave kufitare të dy vendeve për të lëvizur lirshëm jo vetëm në zonat kufitare. Të dy shtetasit e të dy anëve do të përfitojnë shërbime të njëjta në Kosovë dhe Shqipëri. Janë rreth 300 mijë banorë që do të përfitojnë. Mund të ndjekin lirisht shkollën në varësi të ndodhjes së institucioneve, mund të shkojnë të punojnë pa pasur .-theksoi ministri.





 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes