l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

HOMAZH
Zeqir Lushaj, intelektuali me vlera kombëtare në letërsi dhe gazetari

 

Me 10 nëntor 2021 u nda nga jeta publicisti dhe gazetari i njohur Zeqir Lushaj. Ishte një humbje e madhe dhe e pa pritur për familjen, të afërmit, shokët dhe miqtë e shumtë në të gjithë Shqipërinë. Pushoi zemra e një krijuesi e intelektuali të fuqishëm, një mjeshtri të penës, një njeriu me vlera kombëtare në fushën e letërsisë e gazetarisë.
Zeqir Sadik Lushaj lindi më 8 mars 1949 në Gri të Tropojës, në një familje të shquar për bujari, besë e trimëri brez pas brezi. Ajo gëzonte një respekt në Malsinë e Krasniqes e atë të Gjakovës.
Kishte miqësi në Pukë, Shkodër, Has, Lumë e deri në Dibër. Në fëmijëri Zeqiri shfaqej me një zgjuarsi që i kalonte kufijtë e moshës, dallohej në mësime dhe kishte dëshirë të ushtrohej në sport.
Pas mbarimit të shkollës 7 vjeçare në Geghysen, mbaroi shkollën pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër në vitin 1967. Punoi tre vjet mësues në Geghysen. Në vitin 1973 përfundoi shkëlqyeshëm Institutin e kulturës fizike “Vojo Kushi” në Tiranë. Si sekretar i rinisë së Institutit ishte promotor i realizimit të disa reformave në arsimin e lartë për përmirësimin e programeve, marrëdhënjet pedagog-student, të drejtat e të rinjëve në shkollat e larta etj.
Në vitin 1973 filloi punë në shkollën e mesme bujqësore Tropojë e Vjetër.
Për një kohë të shkurtër tregoi aftësi aftësi e pasion në profesionin e nderuar të mësuesit të edukimit fizik në rrethin e tij të lindjes.
Më 1974 trasferohet në gazetën “Zëri i Rinisë” ,pas tre vjetësh në aparatin e Komitetit Qendror të Rinisë. Më 1986 në Këshillin e Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë . Më 1991 zgjidhet sekretar i përgjithshëm i Frontit Demokratik.
Me një grup intelektualësh të pavarur në vitin 1993, Zeqir Lushaj themelon organizatën e Bashkimit Kombëtar Shqiptar. Pas një viti kjo organizatë ndryshoi emrin në lëvizje Shqiptare për mirëkuptim e paqe.U pranua me të drejta të plota në Këshillin Botëror për paqe dhe vizitohet në Tiranë nga presidenti i këtij Këshilli.
Pasioni ma i madh për Zeqirin ishte gazetaria. Filloi të shkruaj në moshën e rinisë në shumë organe shtypi që botoheshin në vendin tonë. Ai u bë një mjeshtër i penës. Prtofesioni për gazetën i dha emër, e bëri të njohur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë e deri në Amerikë.
U shqua si gazetar kurajoz, ku spikati guximi, përkushtimi, aftësia dhe kopetenca profesionale.
“Ja di për nder- ka shkruar ai: “ veprimtarisë së gjatë në organizatat shoqërore të masave dhe sidomos profesionit të gazetarisë që më kanë dhënë mundësinë të paktën të shekl dhe të njoh Atdheun tim pëllëmbë për pëllëmbë, nga Konispoli deri në Vermosh, nga Gjorica e Dibrës deri në Sarandë”.
Në faqet e shtypit përcolli patriotizmin e popullit, traditat, njerzit e shquar të luftës, punës, intelektualë, mësues, sportistë, fëmijë, të rinj, të reja. Evidentoi mençurinë shqiptare nëpërmjet korifejve të pronësisë së kësaj mençurie.
Sadik Selmani, babai i tij ishte një arkiv i mençurisë shqiptare e në mënyrë të veçantë i malsisë së Gjakovës. Për fat të mirë ai kish kryer edhe “Universitetin e Dibrës” si audidakt, mbasi kishte shërbyer si punonjës i xhandarmërisë 5 vjet në Çidhën të Dibrës në vitet 30 , të shekullit xx. Merita e Zeqirit është se mori zanatin e ustait, i nxorri në dritë ato thesare, nëpërmjet botimit, duke i bërë të dobishme në funksion të edukimit patriotik e atdhetar.
Redaktor i revistës “Zemra shqiptare” në Londër, Zeqiri kontriuboi për luftën çlirimtare të Kosovës, rritjen e imazhit të shqiptarëve në Amerikë, Europë e kudo në diasporë. Në memorjen historike ka lënë një trashëgimi të gjallë të patriotëve të Tropojës, Malsisë Gjakovës që kanë lënë gjurmë në ndërgjegjes kombëtare.
Gazetari tregon mallin për vendlindjen, njerëzit e deri tek nostalgjitë për natyrën, pyjet, pemët, gështenjat, blirin, stanin e tjerë.
Zeqiri si poet ka krijuar tekste këngësh. Ato u interpretuan nga këngëtarët e Kosovës, hasit, Kukësit, Dervish Shaqa e tjerë. I kënduan UÇK, Bashkimit Kombëtar etj.
Zeqir Lushaj ishte një atdhetar i flaktë, kishte një dashuri të madhe për Kosovën. Shkruajti me pathos për ngjarjet e vitit 1974, ato të vitit 1981 në Kosovë. Këngët e tij ngritën peshë të rinjtë e luftës së drejtë të Kosovës e luftëtarëve të UÇK.
Mori pjesë në të gjitha protestat e shqiptarëve të Amerikës për mbështetjen e UÇK, bashkë me fushatën për regjistrimin e ushtarëve të rinj në UÇK nga shqiptarët në diasporë. Gazetat dhe shtypin i përdori me mjeshtëri dhe i vuri në funksion të luftës e pavarsisë së Kosovës të mirëpritur prej disa dekadash.
Provoi emigracionin ,më 1998 shkoi në Amerikë, punoi në Nju-Xhersi. U njoh me shqiptarë, amerikanë e qytetarë të vendeve të tjera. I gatshëm të bëj çdo lloj pune, pa lënë pasdore gazetën.17 vjet në Amerikë deri sa doli në pension.Ishte një eksperiencë e shkollë më vete, thoshte shpesh Zeqiri për emigracionin.
Zeqir Lushaj u martua me zonjën Sabrie Beka prej Gashi. Trashëguan një djalë, Lulzimin, sportist i kompletuar (hendbollist), 20 vjet me ekipin kombëtar të Shqipërisë. Mbaroi Institutin e kulturës Fizike sipas shembullit të babait. Punoi mësues në Fravesh të Tiranës dy vjet. Emigroi në Zvicër, profesor në kolegjin “Champittet” në Lozanë. Krijoi familje dhe ka tre vajza.Më 2015 Zeqiri së bashku me familjen u kthye nga Amerika në Shëngjin për të qëndruar përgjithnjë këtu.Fatkeqësisht, bashkëshortja e Zeqirit,Sabria u nda nga jeta më 14 shtator 2020.
Zeqir Lushaj nuk i shkëputi asnjëherë lidhjet me bashkëvendasit e tij, fshatin e lindjes, me shokët e miqtë. Këtë e ka dëshmuar në shkrimet e tij, në gazeta e libra, të cilat janë kujtimet më të mira e që ruhen në shekuj.
Me Zeqirin u njohëm në pedagogjike e Institut. Jo vetëm e ruajtëm shqoërinë e miqësinë për 50 vjetë, por e forcuam më shumë atë. Shumë të tjerë si ne kanë mbresa e kujtime të shumta. Kishte një zemër të madhe e humane të trashëguar nga prindërit. I prirur të ndihmonte gjithkënd.Mirësia dhe humanizmi shoqëruan Zeqir Lushajn gjatë gjithë jetës së tij. fatkeqësisht u largua nga kjo botë në kulmin e krijimtarisë së tij kur Shqipëria ka nevojë për eksperiencën, këshillat e mendjen e intelektualëve, që i paraprijnë zhvillimit ekonomik, shoqëror e kulturor të vendit tonë. Zeqir Lushaj ishte një vlerë kombëtare për shoqërinë tonë, për kombin dhe atdheun.
Është e parakohshme kjo ikje pa kthim, një realitet që na mbush me trishtim e mallë të madh. Ngushëllimi më i mirë për familjen dhe të afërmit është se Zeqir Lushaj la një emër të mirë, një vepër të pa vdekshme që do të ruhen e përcillen brez pas brezi.
Lamtumirë miku ynë i dashur Zeqir Lushaj!
U prefsh në paqe!

Zabit Lleshi, Frok Vukaj, Tasim Mema



 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes