l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

PROMOVIM
“Bijtë e shqipes” vlerësojnë veprën e Daut Tafë Slatinës

 

Nga Hys Hasa – Shkrimtar

“Bijtë e shqipes” - Organizatë shqiptare në Philadelphia, SHBA organizuan në ndërtesën e re të kësaj shoqate promovimin e librit “Tafë Daut Slatina” (kujtime, poezi, prozë). Përveç antarëve të grupit vëllazëror “Bijtë e shqipes”, merrnin pjesë edhe Kryetari i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave, Prof. dr. Skënder Kodra, përfaqësues të forumit të ushtarakëve, të ftuar nga shoqata “Skënderbeg” e Neë-Yorkut, si dhe një grup dibranësh nga Neë-Yorku.
Takimin e hapi z. Haki Çollaku, i cili ju uroi mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrësve.
Kënaqësi e veçantë ka qenë, që midis këtij takimi vëllazëror kishim prezent dhe Kryetarin e Akademisë Shkencave Shqiptaro-Amerikane Prof. Dr. Skënder Kodrën.Takimin e hapi z.Haki Çollaku, i cili ju uroj mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrësve.
Për vlerat e librit kushtuar atdhetarit të shquar dibran Tafë Daut Sllatina, shtëpia e të cilit ka qenë Bazë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, folën Prof. dr. Skënder Kodra, presidenti i shoqatës ”Skëndërbeg” kolonel Bujar Hasani, pedagogu i AFT në Tiranë veterani Mihal Jano, kryetari i shoqatës z. Bujar Gjoka, si dhe zotërijtë Abedin Teme, Llazar Vero, Eqerem Murati, Elmaz Xhemalin, Hys Hasa e të tjerë.
Ata e vlerësuan librin “MUSTAFË DAUT SLLATINA, të autorëve Haki e Hazbi Çollaku, si një monografi përjetësim e krenari brezash.
Kësioj “Bijtë e shqipes” në Amerikë përcjellin jehonën e traditës familjare, krahinore e kombëtare shqiptare.
Me shumë interes u ndoq edhe interpretimi i këngës kushtuar Tafë Daut Sllatinës, nga rapsodët popullor, lumjani i nderuar Xhevahir Marku dhe djali i këngëtarit legjendar, të paharruarit Sherif Dervishi – Mjeshtër i Madh.
Takime të tilla i shërbejnë forcimit të unitetit e bashkimit mes shqiptarëve në komunitetin e Filadelfias dhe na lehtësojnë stresin, që përjetojmë si emigrantë në ketë vend të largët, nga mungesa e njerzëve tanë në trevat tona të shqiptarisë.

 

 

TAFË DAUT ÇOLLAKU DHE IDETË SOCIALESTETIKE TË TIJ

Dr. Hajri MANDRI

Një nga familjet që e mbajti ndezur në mënyrë permanente mikpritjen bujare në fshatrat e Dibrës së poshtme e më gjerë, ishte familja e madhe e Tafë Dautit në Sllatinë, si ikonë e bujarisë dhe bamirësisë. Për këtë, kjo familje në kontekstin historik nga Lufta deri në vitet e demokracisë e ka mbajtur të ndezur zjarrin e humanizmit, duke patur në shoqëri e rrjet miqësor, një impakt të madh publik dhe duke i kthyer të gjithë faktorët politikë, ekonomikë, socialë, kulturorë, moralë dhe fetarë, në favor të prestigjit dhe autoritetit që gëzonte kjo familje, e cila mbate si idol figurën e saj përfaqësuese, Tafë Dautin. Ai pati lidhje dominuese me kontekstin fetar, duke e mishëruar besimin si fuqi e motivim shpirtëror. Burri që lëvizte gjithmonë me të tjerë, asnjëherë vetëm, kishte mbështetje katër bedena që e lartësonin. Shpirti i tij i demokratizuar karakterizohej nga hapësira humane të paskajuara.
Hiret, talenti, oratoria dhe stili i Tafë Dautit ishte i tillë që të mbërthente dhe të mbante pezull, ashtu si dhe ky libër që lexuesi ka në dorë. Heroi i librit kundërqëndron me inteligjencë diplomatike, në ballafaqime me figura të larta të pushtetit komunist. Mençuria e tij është një sfidë e hapur që flet shumë për shpirtin dhe karakterin e tij, sovran e të pamposhtur.
Bujaria, mikpritja, sofra e madhe që shtrohej çdo natë për miqtë, i jepte Tafë Dautit një status ekstra për shkak të reputacionit dhe “bukës së dhënë” duke fituar të drejtën që të bënte një refuzim elegant të sistemit. Jemi mirë, thoshte por do ishte më mirë të kishim nga tre dynim tokë, 20 berra bagëti dhe lirinë fetare. Me këto pohime publike, dikush tjetër mund ta pësonte keq, por Tafa fliste si njeriu që e kishte mbështetur Luftën Naqcionalçlirimtare dhe kishte kontribuar shumë në të. Kështu ai kishte fuqi të sfidonte sistemin duke i kundërqëndruar me filozofinë e tij pragmatiste.
Shkrimi i librit për Tafë Dautin u konsiderua nga autorët Haki Çollaku dhe i vëllai Hasbi Çollaku, si dhe nga të afërm e miq të Tij, si një detyrim moral e shpirtëror për të dhënë përmasat reale dhe për të ridimensionuar në hapësirë dhe kohë, portetin e një njeriu të veçantë dhe të jashtëzakonshëm. Them, të jashtëzakonshëm për aftësitë mendore si drejtues familjar e organizator social, si mjeshtër i punëve fizike e ndërtimore, bujqësore e blektorale, si menaxher publik në sipërmarrjen e një infrastrukture gjigante miqësore, të përhapur nga Shqipëria në Turqi. Ai thirrej aty, ku zgjidheshin probleme të mëdha familjare shoqërore dhe ekonomike, duke ndarë qëndrime dhe vlera në situate specifike dhe të vështira. Dëshira e tij afatgjatë e mikpritjes si stil jete, ishte për të dhe familjen e tij të madhe, një burim estetik kënaqësie, si sjellje shoqërore, burim energjie pozitive e motivim njerëzor, si ideal socialestetik. Ai ishte konstruktivist në ndërtimin e ideve të reja në rrethana tipike dhe të vështira. Me një inteligjencë të paparë dhe elegancë i kthente faktorët politkë, socialë, ekonomikë e moralë, në favor të tij, në shërbim të tij dhe në respekt për të. Kështu përshkruhet në libër heroi liriko-epik Tafë Dauti, në vlerësimin e autorëve të librit dhe miqtë opinionistë që integrohen në të. Bujaria, si tipar përmbushës i trashëguar nga të parët e kësaj dere e ngriti Tafë Dautin në lartësi të shtëpive të mëdha të Dibrës, si Ndreu, Kaloshi etj., që mbanin hapur konakun e burrave. Natyrisht oda e burrave ishte shkolle ku përpunohej historia, politika, filozofia e kohës, kultura artistike e folklorike, ligjërimi me shembëlltra e alegori ku në krye të këtij konaku do të ishte i distancuar nga të tjerët dhe i lartësuar e i respektuar nga të gjithë, ku fjala dhe dëshira e tij bëhej realitet nga brezi i burrave që e mbështesnin pa hezitim. Edhe kur punonte vetë Tafë Dauti përshkruhet në libër si mjeshtër i veçantë dhe njeri i fuqishëm, edhe kur gëzonte me miqtë, ai ishte artist i muzikës në përdorimin e veglave muzikore, edhe kur ndante kanunin, ishte serioz e racional, edhe kur bënte humor, ishte fin dhe i këndshëm edhe kur tregonte, ishte i ëmbël e tërheqës, në narrativën plot kolorit dialektor e pasuri figurative.
(Marrë nga parathënuia e librit)


 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes