l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Rishkrimi i historisë, duke iu përmbajtur vetëm fakteve e dokomenteve autentike arkivore, shqiptare e ndërkombëtare

Nëntori i lirisë

 

Halil RAMA
Si asnjë vend tjetër në botë, shqiptarët e kanë muajin e 11 të kalendarit, muajin e festave të mëdha kombëtare.
28 Nëntori, njihet dhe festohet si Dita e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ditë është një ditë e veçantë për shqiptarët në mbarë botën (jo vetëm në Shqipëri) sepse në këtë datë, në dy vite të ndryshme kanë ndodhur dy ngjarje historike në historinë e Shqipërisë.
Më 28 nëntor 1443, heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë e saj.
469 vite më vonë, më 28 nëntor 1912, i quajtur gjithashtu si Nëntori i dytë, u shpall Pavaresia e Shqiperisë nga Ismail Qemali i cili ngriti flamurin në Vlorë.
28 nëntori është shpallur gjithashtu ditë festë edhe në Republikën e Kosovës; kjo gjë u bë zyrtare nga kryeministri Ramush Haradinaj në vitin 2017.

28 nëntor të vitit 1443
Kur zbardhi dita, më 28 nëntor të vitit 1443, krutanët i kishte pushtuar një gëzim i papërmbajtur dhe, siç shprehet Barleci, “të gjithë kishin në gojë lirinë, kudo oshëtinte zëri i ëmbël i lirisë”. Në prani të gjithë krutanëve mbi muret e kështjellës së Krujës u ngrit flamuri i lirisë, ai i Kastriotëve. Me këtë rast, sipas Marin Barlecit, Skënderbeu u mbajti banorëve të Krujës një fjalim të zjarrtë e plot patos patriotik. Duke vlerësuar lart gatishmërinë e madhe të shqiptarëve për të luftuar, sipas M. Barlecit, Skënderbeu iu drejtua krutanëve me fjalët lapidare: “Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur! Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja”.

Lajmi i fitores historike, i çlirimit të Krujës, u përhap me shpejtësi dhe u prit me gëzim të papërshkruar në mbarë vendin. Ai i dha hov të paparë luftës çlirimtare dhe i paralizoi plotësisht forcat osmane, duke i vënë ato në gjendje frike e paniku.
Pasi mori Krujën, Skënderbeu në bashkëpunim edhe me të vëllanë, Stanishën, hyri menjëherë në bisedime me banorët e zotërimevë të Kastriotëve si dhe me fisnikët shqiptarë që kishin lidhje farefisnie ose krushqi me Kastriotët. Këtyre ai u parashtroi planin e veprimeve të mëtejshme për çlirimin e kështjellave dhe të krahinave të tjera të Shqipërisë.

28 Nëntori është dita e Pavarësisë së Shqipërisë

28 Nëntori është dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe e nisjes së rrugëtimit të saj si një shtet më vete, i shkëputur nga Perandoria Osmane. Kjo datë është historikisht e veçantë për shqiptarët në të gjithë botën pasi shënon dy ngjarje historike: shpalljen e pavarësisë më 1912 dhe çlirimin e Krujës nga Skënderbeu më 1443.
Të dyja këto ngjarje kanë të bëjnë me ngritjen e flamurit të arbërit, ndaj edhe 28 Nëntori quhet ndryshe Festa e Flamurit.
28 Nëntori festohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, shumica absolute e popullsisë të së cilës është etnikisht shqiptare. Kjo ditë festohet edhe në trojet shqiptare në Maqedoni e në Malin e Zi.
Shpallja e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 nga Ismail Qemali u deklarua në Kuvendin e Vlorës ku morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare në Ballkan. Menjëherë pas saj, Asambleja formoi qeverinë e parë të pavarur, të kryesuar nga Ismail Qemali, si dhe Këshillin e të Urtëve të njohur ndryshe edhe si Pleqësia.
Njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Shqipërisë dhe përaktimi i kufijve shtetërorë të saj u bë në përfundim të Luftës Ballkanike, në Konferencën e Londrës, gjatë së cilës, për fat të keq, u kënaqën shumë nga synimet copëtuese dhe aneksuese ndaj trevave shqiptare të fqinjëve sllavo-grekë.
Gjithsesi, njohja e Shqipërisë si shtet i pavarur e sovran nga ana e Fuqive të Mëdha dhe dora-dorës, edhe nga shtete të tjerë, ishte një akt me rëndësi jetike për popullin dhe kombin shqiptar. Kjo ngjarje shënoi menjëherë një linjë demarkacioni në historinë shqiptare. Ajo ishte frut i emancipimit të shqiptarëve si komb dhe i përpjekjeve të parreshtura të tyre për të qëndruar të lidhur me familjen europiane të kombeve të emancipuar.
Me Aktin e 28 Nëntorit të vitit 1912 afirmohet e drejta e pamohueshme e kombit shqiptar për të qënë një dhe i bashkuar në trojet e tij natyralë, e drejtë që mbrohet sot e kësaj dite nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. E drejtë që nuk mohon aspak atë të popujve dhe kombeve të tjerë ballkanikë të jetojnë të bashkuar, të lirë e sovranë në trojet natyralë të tyre.
Kjo aspiratë dhe kjo perspektivë, edhe pse sot është transferuar politikisht në idenë e integrimit në Bashkimin Europian të të gjithë popujve dhe vendeve të Ballkanit, mbetet ende e ushqyer në mendjet dhe në zemrat e shqiptarëve kudo ku jetojnë, në trevat e tyre historike në Ballkan si dhe shqiptarëve të shumtë të diasporës.

29 Nëtori, dita e çlirimit

29 Nëntori njihet zyrtarisht si festa e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacinal Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë.
Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.
Në fund të nëntorit 1944, pas çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij.
Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.
Në luftë për çlirimin e Shkodrës dhanë jetën 44 partizanë nga shumë krahina të Shqipërisë.(sipas “Dëshmorët e Atdheut“, botim i Ministrisë së Mbrojtjes, Tiranë, 2012)
Në mëngjes herët me 29 nëntor komanda e përgjithshme e UNÇSH në Tiranë do të njoftohej më radiogram për çlirimin e Shkodrës. Njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm e ka shpallur po atë ditë, me 29 nëntor, Nako Spiru në një miting të rinisë antifashiste që mbahej në Tiranë (në sheshin e sotëm “Nënë Tereza”) dhe që e transmetonte gjithashtu drejtpërdrejt Radio Tirana.

Rishkrimi i historisë, mision historik

Më 29 Nëntor mbushen 77 vjet nga fitorja e Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare të popullit shqiptar e cila u zhvillua në rrethanat e Luftës së Dytë Botërore, kundër dy fuqive agresore më të mëdha të kohës, Italisë fashiste dhe Gjermanisë naziste. Gjatë viteve të fundit është folur dhe është shkruar shumë, mbarë e mbrapsht, për këtë ngjarje të madhe të historisë së Shqipërisë. Në shkrimet e në diskutimet për këtë çështje vihen re dy prirje të kundërta, që shprehin dhe vlerësime të ndryshme për Luftën Antifashiste Nacional-çlirimtare. Njera i bën Luftës një vlerësim realist, objektiv, plotësisht të merituar. Kurse tjetra përpiqet t’a errësojë e ta denigrojë, duke e cilësuar si një luftë civile, vëllavrasëse, për pushtet, e cila i solli vendit dëme, shkatërrime dhe fatkeqësi.
Sië shkruan Novruz Zejnati - Doktor i Shkencave, Kolonel R: “Evropa e qytetëruar e demokratike ka kohë që i ka kapërcyer qëndrimet primitive, ekstreme, të djathta e të majta, mllefet dhe grindjet e vjetra për këtë çështje. Lufta Nacional-çlirimtare, nga largësia e më shumë se shtatë dekadave, na fton t’i lëmë mënjanë dallimet dhe bindjet partiake e ideologjike dhe të bashkohemi të tërë, si një trup i vetëm, si në vitet e lavdishme të luftës, për të ndërtuar një Shqipëri demokratike, pluraliste, evropiane. Përvoja e jonë dhe ajo e vendeve të tjera tregon se një shoqëri e vërtetë demokratike nuk mund të ndërtohet ndryshe veçse duke çmuar e ruajtur vlerat e Luftës së Dytë Botërore, antifashizmin, frymën dhe idealet antifashiste dhe, në këtë kuadër, respektin dhe nderimin për dëshmorët dhe luftëtarët antifashistë, që derdhën jakun e tyre, për ta parë Shqipërinë të lirë, të pavarur e demokratike.
Me zhvillimet demokratike që ndodhën në Shqipëri, pas shëmbjes së murit të Berlinit, populli shqiptar u kthye përsëri tek vlerat e mëdha politike të Luftës Antifashiste, sepse Shqipëria u kthye në radhën e aleatëve të kohës së luftës, sidomos aleatëve perëndimorë anglo-amerikanë, të cilët e ndihmuan politikisht, moralisht dhe materialisht që të fitojë luftën kundër agresorëve fashistë, ashtu siç po e ndihmojnë edhe sot për të ndërtuar një Shqipëri të re demokratike”.
Pikërisht nënn këtë optike duhet ta konsiderojë misionin e tij Komisioni Shtetëror i ngritur pranë Akademisë së Shkencave për rishkrimin e historisë, duke iu përmbajtur vetëm fakteve e dokomenteve autentike të arkivave shqiptare e atyre të vendeve perëndimore, Britanisë së Madhe, Gjermanisë etj.


Lufta ANÇ është epopeja më e madhe dhe e lavdishme me rëndësi historike në historinë e kombit shqiptar, sepse çliroi vendin nga pushtuesit dhe e radhiti Shqipërinë ne krahun e fitimtarëve. Si rrjedhojë, ajo u bë simbol i mbrojtjes së integritetit territorial të shtetit shqiptar. Detyra parësore dhe strategjike e Luftës së Dytë Botërore, dhe e LANÇ në Shqipëri, si pjesë e saj pati si objektiv kryesor çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë. Lufta NÇ ishte luftë çlirimtare, antifashiste, kombëtare e patriotike që u shndërrua në revolucion popullor nëpërmjet Kryengritjes së armatosur, e fituar me heroizëm partizan dhe e shkruar me gjakun e 28 mijë Dëshmorëve. Studimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) na çon në konkluzionin e qartë se kjo luftë është faktor themelor që siguroi pavarësinë e vendit .

 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes