l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

NEKROLOGJI
Homazh për veteranin e arsimit Veli Nazif Rama

 

Pas një sëmundje të rëndë, më 21 shtator 2021 u nda nga jeta Veli Nazif Rama.
Veliu lindi më 5 shtator 1944 në Kacni të Katër Grykëve të rrethit Dibër, në një familje fshatare të varfër me një të kaluar patriotike brez pas brezi. Babai Nazifi ndonëse i ri u aktivizua me grupet e rinisë kundër pushtuesve fashistë. Mblodhi rreth vetes mjaft të rinj , midis tyre edhe vëllezërit Hasan e Haxhi Rama.


Me formimin e ushtrisë nacional-çlirimtare Nazifi rrjeshtohet në brigadën e 18 sulmuese, ndërsa shtëpia e tyre ishte një bazë e sigurtë e luftës antifashiste nacional-çlirimtare qysh në fillimet e saj.
Shkollën shtatëvjeçare dhe të mesmen pedagogjike Veliu i mbaroi në Peshkopi në vitin 1963.
Familja e tij u sistemua në qytetin e Peshkopisë. Në shkollën e mesme Veliu u dallua në mësime, por edhe si veprimtarë i organizatës rinisë sipas traditës dhe në gjurmët e babait. Ëndra për mbarimin e shkollës së lartë u bë realitet. I apasionuar për profesionin e mësuesit, në vitin 1967 mbaron fakultetin e filozofisë, degën histori-gjeografi, pranë Universitetit të Tiranës. Filloi punë në shkollën shtatë vjeçare në Brezhdan, pas një viti telekronist i TVSH për rrethin e Dibrës 1968-1973. Shumë shpejt u ambientua me detyrën e re. Ishte i pa përtuar.
Shkeli gjithë rrethin në çdo cep për të paraqitur realitetin por edhe ndryshimet që bëri Dibra në ekonomi, arsim, kulturë, veprimtari edukative e sportive.
Në vitin 1974 u trasferua mësues në gjimnazin e Peshkopisë. Erdhi më i motivuar, me pasion për punën në fushën e mësimdhënjes. Me përkushtim Veliu punoi edhe në fshat në Muhurr, në fillim si mësues pastaj kolektivi e zgjodhi drejtor i shkollës 8 vjeçare.
Bashkë me kolegët shkolla e Muhurrit në saj të punës sistematike krijoi një përvojë të mirë në fushën e edukimit të brezit të ri. Gjithashtu mësuesit e Muhurrit dhanë një ndihmesë të çmuar në përmirësimin e mënyrës së jetesës, ruajtjen e traditave dhe zakoneve siç janë bujaria, mikpritja e tjerë.
Duke marrë parasysh rezultatet e mira në punë dhe shërbimet ndaj komunitetit Veliu trasferohet më 1984 në komitetin e partisë së rrethit të Dibrës. Ashtu si në sektorët e tjerë edhe këtu veliu shfaqi pjekurinë, dashurinë e respektin për njerëzit e punës.


Në vitin 1993 Veliu erdhi familjarisht në Tiranë. U sistemua në punë si kudestar i konviktit në fakultetin e mjekësisë. Si kudo në detyrën e re dallohet për korektesë, disiplinë e ndjenjë të lartë përgjegjësie për plotësimin e kushteve të jetës konviktore të studentëve deri sa doli në pension.
Me muësesen Kumrie Haka krijuan familjen ku trashëguan tre djem; Eltonin, Gentin dhe Olsin.
Si qytetarë në Peshkopi por edhe në Tiranë Tiranë kjo familje ka dhënë një shembull të mirë për edukimin e fëmijëve, në marrëdhënjet me komunitetet ku kanë banuar. Fëmijët e tij kanë krijuar familje dhe gëzojnë respekt atje ku punojnë dhe jetojnë.
Veliu ishte nip i familjes Manuka në Selishtë. Mbante marrëdhënje shumë të mira me njerzit e gjakut tij, vëllain Astritin dhe motrat Munirja e Liria.
Respektonte prindërit, dashurinë ndaj tyre e kultivoi edhe tek bijtë e tij.
Me ndarjen nga jeta të Veli Ramës familja humbi njeriun e dashur të saj, kolegët një nga bashkëpuntorët më të mirë.


U prefsh në paqe shoku ynë i paharruar!
Rakip Dançe,Rexhep Gjoci, Idajet Lahi,Irfan Zebi, Zabit Lleshi, Elmaz Lala, Islam Uka, Hasan Shehu, Njazi Beluli, Xhelil Cibaku, Mevlud Buci

 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes