l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

115 VJETORI i NËN/KOMITETIT TË FSHEHTË KRAHINOR TE GORES (Besëlidhja Gorare 1906)
U PROMOVUA FILMI DOKUMENTAR
“KAPEDANËT E GORËS”

Në kuadrin e 115 vjetorit të Nën/Komitetit të Fshehtë krahinor “Besëlidhja Gorare 1906” dhe të muajit të letërsisë dhe artit - Tetor 2021, në Tiranë dhe në disa qytete, në praninë e dhjetra personaliteteve të artit, kultuirës e politikës, është promovuar filmi dokumentar “Kapedanët e Gorës”. Filmi me producent Z.Koçi Tahiri dhe regjisor Kristaq Janushin pasqyron gjerësisht qendresën heroike dhe kuvendet e bijve të Gorës që kanë luftuar kundër çdo pushtuesi të huaj e padrejtësie të bërë ndaj vendit. Historiografia tregon se krahinës së Gorës, kur e ka dashur nevoja dhe e ka kërkuar koha, nuk i kanë munguar as trimat e as njerzit e mençur.
Filmi dokumentar na tregon vëndlindjet e këtyre kapedanëve, ku u rritën dhe u edukuan me atdhetarizëm për ti dalë zot Atdheut dhe popullit. Fillimisht disa prej tyre, për të mos ju nënshtruar pushtuesit shumë shekullor, e nisën si kaçakë malesh duke formuar çetat e tyre por me kalimin e kohës nën orientimin e drejtimin e patriotit të madh Th. Gërmenji u bashkuan dhe formuan NËN/ KOMITETIN E FSHEHTË KRAHINOR “PËR LIRINË E SHQIPËRISË,, në Strelcë më 28 mars 1906, ku u zgjodh kryetar Xhelo Selca (Ky Nën Komitet në gjuhën popullore në atë kohë u quajt,” Besëlidhja Gorare 1906).
Më tej njihemi me misionin historik dhe me anëtarët e tjerë: K.Babjeni, M.Zvarishti, I. Dërdusha, F.Zbogji, C.Lozhani, P.Kolaneci, K.Plovishti, T.Senishti, P.Krushova, A.Dolaneci, F.Goça, T.Dërdusha, I. Selimollari, H. Pirgu, burrat më në zë të Gorës që u lidhën me njëri tjetrin dhe së bashku i dhanë besën TH. Gërmënjit duke i thënë që: “Sa herë ta lipte nevoja, ditën apo natën, dërgona haber dhe na ke gati”.
Në ekranin e gjërë dhe me ngjyra shfaqen madhështorë kapedanët trima, këta atdhetarë e patriotë të spikatur, shfaqen vëndet ku u zhvilluan kuvendet historikë si dhe shtigjet e grykat ku u zhvilluan sulmet e përleshjet në betejat kundër shovinistëve greko-sërbë.
Në heshtjen solemne të sallës së madhe të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë ku u promovua dokumentari kumbon zëri i plotë i poetit-artist Agim Xheka që me tonalitetin e vibracionin e veçantë ja rrit më shumë vlerat filmit duke përcjellë te shikuesit emocione të fuqishme, të cilat herë pas here shpërthejnë në duartrokitje.
E ndërsa folësi i talentuar na njeh me bëmat e tyre, me luftën e heroizmin e tyre per mbrojtjen e krahinës dhe Korçës nga kthetrat e shovinistëvë greko-serbë, natyrshëm të kujtohen vargjet kushtuar këtyre patriotëve: Burra të nderuar në krye të vëndit,/Të sertë e të fortë porsi gur’i strallit./ U ka peshë fjala në bash të kuvëndit,/Besa-besë lidhur supeve të malit./Nga krahu martinën nuk e hoqën kurrë,/Në çark të dyfekut gishti se ç’u ngriu,/Ja Cane Lozhani dit’e natë në udhë,/Nga malet e Gorës te Themistokliu/…Më tej del në pah roli i madh i këtij Nën/ Komiteti në kordinimin e veprimeve të çetave dhe drejtimin e tyre në luftimet e shumta në krah të Th. Gërmenjit për mbrojtjen e Korçës dhe trojeve tona…
Realizimi i një filmi të tillë përbën një ngjarje të rëndësishme kulturore jo vetëm për Gorën e Korçën, por edhe më gjërë, sepse ngjarjet që trajton lidhen me çështjen kombëtare për lirinë e pavarsinë e Atdheut. Prandaj ai përbën një vlerë të shtuar në fondin historik e kuluror jo vetëm të Gorës e Korçës por edhe atij Kombëtar sepse ky film sjell në vëmëndje ngjarjet historike të një shekulli e ca më parë duke nxjerrë në pah krijimin dhe veprimtarinë e nën/Komitetit të Fshehtë të Gorës si dhe atdhetarizmin e heroizmin e këtyre patriotëve të shquar gorarë që i dhanë besën Kryekapedanit TH.Gërmenji, të gatshëm për të bërë sakrificën më sublime për lirinë dhe pavarsinë e Atdheut.
Kjo luftë, përpjekje e sakrificash për liri e pavarsi, vlerat atdhetaro-patriotike janë njohur e vlerësuar nga instancat më të larta të shtetit, pasi kësaj date historike dhe këtij Nën /Komiteti, me vullnetin e mirë e këmbënguljen e ish deputetit - njëkohësisht dhe Kryetar i Shoqatës atdhetare Kombëtare, “Besëlidhja Gorare”, Koçi Tahiri, Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani i ka akorduar dekoratën e lartë: “URDHËRI I KALORËSIT TË SKËNDERBEUT,”. Në kujtim të kesaj ngjarje historike, në qëndër të Gorës, në bashkëpunim me Bashkinë Maliq, me Kr. Gëzim Topçiu, financuar po nga z. Koçi Tahiri, është ngritur Obelisku ku jan radhitur të 15 emrat e firmëtarëve, inaguruar po nga ish-Presidenti i Republikës Z. Bujar Nishani.


Realizuesit e këtij filmi: Koçi Tahiri- ideator, skenarist e sponsorizues; Kristaq Janushi-skenarist, regjizor e operator; Petrit Zeneli-autor i tekstit; Agim Xheka-lexuesi i tekstit; Gjergji Pano-montazhier, me kopetencë dhe profesionalizëm kanë nxjerrë në pah dhe vendosur në lartësinë e merituar vlerat patriotike, atdhetare të Gorës si djep i lëvizjes për liri dhe pavarsi.
Ky dokumentar, jo vetëm pasuron fondin e artë historik të krahinës por ai merr vlera të mëdha për edukimin atdhetar partiotik të brezave që bën të njohin historinë, të njohin të parët tanë, veprën e tyre dhe të ndihen krenarë në vetvete si pasardhës të denjë.

P.BRAÇE



 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes