l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

DEKORIMI
Prof. Dr. Eqrem ZENELAJ ,
“Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”

Nga Ing. Kol DEDAJ – studiues

Në vlerësim të kontributeve të pa kursuera në fushen e studimeve dhe botimeve për pasqyrimin e historisë së popullit shqiptar dhe prejadhjes sonë iliro-pellazge, Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka akorduar Prof.dr.Eqrem Zenalajt titullin e lartë “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”. Une pata fatin të jem i ftuar në ceremoninë mbreslëmënse që u organizua në Presidencë me këtë rast. Në këtë ceremoni morën pjesë, situdiues, pedagog, profesor, akademik, koleg, miq, të afërm e familjar të zotit Eqrem Zenelaj nga Shqipëria, Kosova e më gjërë.
Studimet e Profesor Eqrem ZENELAJ-t, janë një burim pa fund dijesh, për vlerat nga më të lartat dhe dinjitetin e jashtëzakonshëm të kombit tonë dhe përbëjnë një horzizont të ri njohurish, për çdo lexues. Për studiuesit në veçanti, ato janë një thesar i vërtetë akademik, sikurse do ta cilësonte shtypi i kohës. Hulumtuesi Hazir Mehmeti, në librin e tij: Studiues Austriak dhe shqiptar në Austri, do ta vendoste në ballinën e këtij libri Prof. Dr. Eqrem Zenelajn, krahas kollosëve të letrave shqipe si: Eqrem Çabej, Gjergj Pekmezi, Pandeli Sotiri, Norbert Jokl, Hil Mosi, Lasgush Poradeci, Xhevat Korça, Eqrem Vlora, Marie (Paluca) Kraja, Aleks Buda, si dhe miku i shqiptarëve, mbështetësi i Pavarësisë së Shqipërisë Kancelari i Austro-Hungarisë dhe Ministër i Jashtëm Konti Berchtold (Berhtold) dhe Ismail Qemal Vlora (Ismail Qemali).
Të shumta janë vlerësimet për të nga personalitete të njohura akademike e kombëtare, të tilla si: “Me librin Pellazge-ilirët-Shqiptarët, Pof. Dr. Eqrem Zenelaj lëkund rrënjët e historografisë së gjithë botës” (Berat Armagedoni., “Epoka e Re,, 2017, f.13 ); “Prof. Dr. Eqrem Zenelaj, një studiues i përkushtuar ndaj kombit të tij” (Darling Ismail Vlora-Sternip i Ismail Qemalit, Epoka e Re, 08.10.201, f.11); “Pas, Aleks Budes, Vjena na dha Eqerem Zenelajn”(Prof. Dr. Selim Daci, “Koha Ditore” Prishtinë 2016, f.30 ); “Veprat e Prof. Eqrem Zenelajt janë një akademi më vete” (Mag.sci.Hazir Mehmeti-Ambasador Nderi i Vjenës, Veprimtar dhe autor i shumë librave, “Epoka e Re” f.13, 03.11.201, f13); “Një libër i veçantë me vlera të mëdha arkivore, shkencore kombëtare dhe historike” (Prof. Dr. Muhamet Mala-Vice Rektor i Universitetit të Prishtinës, Epoka e re, 01.10.2010, f.13); “Nuk kam njohur një të dytë shkencëtar si profesor Zenelaj” ( Dr. Vili Minaraolli-Ish-ambasador i Shqipërisë në Vjenë “Epoka e Re”, viti 2015f.12); “Libri Pellazget-ilirët-shqiptarët, një vepër e rrallë dhe autori Prof. Dr. Eqrem Zenelaj njeri me kredibilitet Shkencor” ( Prof. Dr. Mazllum Baraliu, Epoka e Re, viti 2018; Pellazget Ilirët Shqiptarët ia shton krenarinë kombëtare çdo shqiptari (Dr.Roland Bimo-Ambasador i Shqipërisë në Vjenë ),etj.

JETËSHKRIMI

Prof.dr.Eqrem Zenelaj - Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut , u lind në Grajkoc të Therandës, në Dardani (Kosovë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (gjimnazin) në Therandë, kurse studimet universitare në Universitetin e Prishtinës. Në Fakultetin Filozofik mori titullin shkencor Profesor i Filozofi-Sociologjisë, ndërsa në Fakultetin Juridik mori titullin e Magjistrit të Shkencave Politike Juridike. Pasi mbaroi studimet pasuniversitare në Prishtinë, Eqrem Zenelaj u regjistrua në Universitetin e Vjenës (Haupt universität-Alma Mater Rudolphina-Ëien) në Austri.
Në Universitetin publik (shtetror) të Vjenës Zenelaj mori titullin shkencor të Doktorit të Shkencave Juridike (dr. iur.) nga lëmi i së Drejtës Ndërkombëtare Publike. Pas mbarimit të doktoratës së parë, filloi specializimin për të Drejtën Evropiane në qytetin Krems të Austrisë së Ulët (Donau-Universität), për ta vazhduar në Vjenë dhe për ta për funduar në qytetin Nica të Francës, duke marrë titullin “Ekspert për të drejtën e Unionit Evropian”. Eqrem Zenelaj ka vijuar dy vjet për një specializim tjetër për të Drejtën Gjermane (Deutsches Recht) në qytetin Passau të Gjermanisë. Po ashtu, ka filluar studimet e doktoratës së dytë nga lëmi i Historisë së Mesjetës në Universitetin e Vjenës (Hauptuniversität-Alma Mater Rudolphina) në Austri, në të cilin i ka përfunduar provimet, kurse tani është duke punuar temën e diplomës.
Eqrem Zenelaj është hulumtues i pasionuar i 20 arkivave të vjetra evropiane, ndërsa për 24 vjet të hulumtimeve arkivore ka zbuluar dhe grumbulluar rrreth 5 000 dokumente të vjetra arkivore me rëndësi historike e kombëtare, shumica e të cilave zbulohen dhe publikohen për herë të parë. Ai, deri më tani i ka botuar 12 libra:

- Historia e shtetit dhe e së drejtës shqiptare (nga mbretërit pellazgë e ilirë e deri te Mbreti Zogu I);
- E drejta diplomatike e konsullore; Historia e diplomacisë; Diplomacia e Ismail Kemal Bej Vlorës, rivalitetet e brendshme në Shqipëri dhe rruga e Pavarësisë 1911-”12;
-Çështja shqiptare nga këndvështrimi i diplomacisë dhe i gjeopolitikës së Austro-Hungarisë (1699-1918);
-Gjenealogjia e familjes Albani nga Urbinodhe Bergamo të Italisë, Papa shqiptar “Klemens XI-Albani”;
-Shtypi i Austrisë për demonstratat e shqiptarëve të Kosovës më 1968, 1981 dhe 1989;
- Bazat e diplomacies;
-Pellazgët-Ilirët-Shqiptarët, botimi i parë 2017 dhe botimi i dytë 2021;
- Album historik Kombëtar, Gjegj Kastrioti- Skënderbeu; Lufta e Trojës si pas Diktit të Kretës dhe Darit të Frigjisë (De Bello Trojano-Dictys Cretensis& Dares Phrygiys).
Shumica e librave të tij kanë recensentë të njohur ndërkombëtarë (si: Univ. Prof. Dr. Peter Fischer, Univ. Prof. Dr. Richard Potz, Univ. Prof. Dr. Leopold Auer etj.)
Deri më tani Profesor Zenelaj ka hapur shtatë ekspozita me gravura të vjetra, fotografi, dokumente dhe materiale të vjetra arkivore me rëndësi historike e kombëtare:
Eqrem Zenelaj, ka punuar një vit në Gjykatën Supreme të Austrisë në Vjenë në cilësinë e juristit praktikant, ndërsa disa vjet ka qenë anëtar dhe bashkëpunëtor i Institutit të Evropës së Mesme dhe Hapësirës së Danubit me seli në Vjenë (IDM INSTITUT-Ëien ), nën udhëheqjen e Dr.Erhard Busek. është bashkëpunëtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, bashkëpunëtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike (QSA) në Tiranë dhe bashkëpunëtor i shumë gazetave ditore e javore e revistave shkencore në Kosovë.



 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes