l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

78 VJETORI
Batalioni “Antonio Gramshi” në luftën partizane

 

Prof. Asoc. Dr. Bernard ZOTAJ

Thirrrje trupave të pushtimit Italian
Më 8 shtator 1943, kur kapitulloi Italia fashiste, UNÇSH gjendej në mësymje të vazhdueshme në çdo cep të atdheut. Me luftë të pareshtur forcat partizane kishin çliruar qytetet; Berat, Përmet, Gjirokastër, Delvinë, Sarandë, Pogradec, Krujë, Peshkopi e Dibër. Në gjithë territorin e çliruar, këshillat nacionalçlirimtare njiheshin nga masat popullore, si i vetmi pushtet politik në Shqipëri. Me kapitullimin e forcës fashiste italiane, Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH i bëri thirrje Komandës së Lartë Italiane dhe gjithë trupave të pushtimit, që të fillonin luftën përkrah UNÇSH ose përndryshe të dorëzonin armët. Por, Komanda Italiane u dha urdhër reparteve që të dorëzoheshin te trupat gjermanë. Nga ushtria pushtuese italiane në Shqipëri, në këtë periudhë prej 150 mijë vetash, u dorëzuan te Ushtria Nacionalçlirimtare jo më shumë se 15 mijë veta. Shumica u dorëzua te nazistët gjermanë, të cilët një pjesë i përcollën në Gjermani për punë të detyrueshme e një pjesë i masakruan. Nga këta të dorëzuar 1.500 veta pranuan vullnetarisht të luftonin me armë në dorë në rreshtat e UNÇSH, ku dhe u pritën si vëllezër e shokë lufte prej partizanëve. Të dorëzuarit te partizanët u pritën gjithkund në mënyrë vëllazërore, pavarësisht nga masakrat e reprezaljet që kishin kryer në të gjithë vendin tonë gjatë pushtimit. Repartet e Ushtrisë Nacionalçlirimtare i ftuan ata të rreshtoheshin për krah tyre në luftë kundër pushtuesit nazistë, duke krijuar batalione më vete ose dhe duke u shkrirë me repartet partizane shqiptare. Mirëpo, shumica e ushtarëve dhe e oficerëve italianë të dorëzuar tregoheshin shumë të lodhur moralisht dhe pranuan më mirë të bënin ndonjë punë dosido në prapavijë, (në zonat e lira) sesa të luftonin. Vetëm rreth 1.500 veta gjithsej u treguan të gatshëm të luftonin me armë në dorë kundër hitlerianëve, si luftëtarë.

Formimi i batalionit “Antonio Gramshi”
Në Brigadën I Sulmuese u dorëzuan 1.116 italianë. Të gjithë qenë të divizionit “Firence”, i cili ndodhej i dislokuar në këtë periudhë në zonën Dibër e në Mat. Me ushtarët e oficerët italianë të dorëzuar u zhvilluan konferenca e biseda mbi gjendjen e krijuar politike dhe ushtarake, mbi vijën e Luftës Nacionalçlirimtare, mbi rolin e Ushtrinë Nacionalçlirimtare dhe detyrat e saj, etj. Rol të rëndësishëm në këtë periudhë pati dhe Komanda e Brigadës me komandant Mehmet Shehu, ku u tha se të gjithë ata që dëshironin të qëndronin partizanë në brigadë, do të krijohej një batalion më vete. Kush të donte mund të rreshtohej dhe në batalionet shqiptare. Shprehën vullnetarisht dëshirën për të luftuar në radhët e brigadës rreth 150 veta. Nga këta, 137 formuan batalionin e partizanëve italianë, të ndarë në tri kompani. Me kërkesën e Mehmet Shehut, ata e emëruan repartin e tyre me emrin e revolucionarit të shquar komunist Antonio Gramshi, themelues i Partisë Komuniste Italiane, vdekur në burg më 1937 nga torturat e fashistëve. Komandantët e komisarët i vendosën vetë luftëtarët italianë. Si udhëheqës të batalionit, “Antonio Gramshi” u zgjodhën shokët më të mirë nga radhët e ushtarëve të thjeshtë antifashistë. Në krye të batalionit u emërua komandant Tercilio Kardinali. Kardinali kishte qenë në ushtrinë italiane nënoficer, por ishte degraduar dhe burgosur disa herë për veprimtari antifashiste. Përpara se të mobilizohej ushtar kishte qenë punëtor. Ndërsa ushtarë të tjerë italianë u rreshtuan nëpër kompanitë e brigadës. Të tjerët, që mbetën dhe që nuk dëshironin të luftonin, u nisën në bazën e batalionit “Dajti” për t’u shpërndarë nëpër fshatra ose për t’u përdorur për punë të ndryshme në dobi të Luftës Nacionalçlrimtare.

Batalioni “Antonio Gramshi” luftoi me trimëri
Ushtarët italianë, që qëndruan pranë Br. I S për të luftuar së bashku kundër nazistëve gjermanë, e ndienin veten të barabartë me partizanët shqiptarë dhe të kënaqur nga pritja e ndihma vëllazërore e tyre. Lidhur me këtë në ditarin e batalionit “Antonoi Gramshi”, që ndodhet në AQSH, shkruhet: “Shokët janë shumë të kënaqur dhe japin fjalën se do ta kryejnë detyrën deri në fund. Partizanët shqiptarë janë shumë të dashur me ne dhe bëjnë çmos për të na treguar miqësinë e tyre të çiltër, megjithëse kanë vuajtur aq shumë nga fashizmi gjatë pushtimit italian”. I inkuadruar në Br. I S, batalioni “Antonio Gramshi” luftoi kudo me trimëri dhe vetëmohim. Luftimet e tij janë të lidhura ngushtë me ato të Br. I S. Batalioni “Antonio Gramshi” ka marrë pjesë në luftimet e zhvilluara nga kjo periudhë gjatë rrugës Elbasan-Tiranë, në mbrojtjen e qytetit të Beratit, ku ranë dhe shumë dëshmorë, si dhe të plagosur, luftoi në zonën e Skraparit gjatë operacionit të Dimrit, në Dumre e Belsh dhe mori pjesë në luftime të përgjakshme gjatë operacionit të Qershorit. Br. I S, e inkuadruar në Divizionin e I S, së bashku me batalioni “Antonio Gramshi” kaloi në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut, luftoi në Çermenikë, në fshatrat e Dibrës, mori pjesë në luftime kundër armiqve në Mat dhe gjer në rrethin e Krujës. Më në fund mori pjesë në luftimet për çlirimin e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.

Komandanti trim, Kardinal Terzilio
Duke luftuar në Çetemel, afër Dibrës, për pushtimin e një kuote, ra në krye të batalionit komandanti trim, Kardinal Terzilio. Prej 10 tetorit 1943 gjer më 20 nëntor 1944 nga batalioni “Antonio Gramshi” kanë rënë dëshmorë të Shqipërisë 15 partizanë dhe 24 të tjerë u plagosën.


 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes