l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Ministri Peleshi takon zëvendësshefin e Byrosë së Gardave Kombëtare të SHBA
Shqipëria, leva e mbajtjes së orientimit të rajonit drejt Perëndimit

 

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u takua me zëvendësshefin e Byrosë së Gardave Kombëtare të SHBA, gjeneralin me 3 yje Marc H. Sasseville. Z. Peleshi i shprehu gjeneralit Marc H. Sasseville gatishmërinë për të intensifikuar edhe më tej bashkëpunimin.

Pas këtij takimi, ministri i Mbrojtjes u shpreh:“Një takim entuziast me zëvendësshefin e Byrosë së Gardave Kombëtare të SHBA, gjeneralin me 3 yje Marc H. Sasseville. Bashkëpunimi i deritanishëm në fushën e modernizimit, edukimit e trajnimit të ushtarakëve, pjesëmarrjes në misione të përbashkëta etj, do të intensifikohet edhe më tej. Projekti ambicioz i rimodelimit të Akademisë së Forcave të Armatosura , tashmë një objekt i rëndësishëm në axhendën e bashkëpunimit dypalësh SHBA-Shqipëri”. Ministri Peleshi theksoi se mbështetur në partneritetin special strategjik me SHBA, Shqipëria do të mbetet leva e mbajtjes së orientimit të rajonit tonë nga Perëndimi.

 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes