l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

HOMAZH
“U SHUA EDHE DEBATIKESJA E FUNDIT...Resmije Hoxha

 

Me 10 shtator 2021 u nda nga jeta Resmije Hoxha. Lindi në Tiranë më 2 shtator 1928 nga një familje qytetare prej Dibres se Madhe. Prindërit e saj, si qindra e mijëra familje të tjera, që morën rrugët e kurbetit, u shpërngulën nga Dibra prej terrorit dhe masakrat në vitet e Luftës Ballkanike dhe u vendosën në Tiranë. Resmija kaloi një fëmini të vështirë. Familja e saj mezi mbante frymën me djersë e mund si zejtare . Pushtimin fashist, si gjithë populli, edhe familja e saj e Shebekeve e priti me urrejtje. Resmija, megjithëse e vogël, u aktivizuar në njësitet guerile të fëmijevë të lagjes për të kryer akte antifashisete. Kështu ajo u bë një nga DEBATIKASET e Tiranës. Bashkë me moshatarët e saj shpërndante trakte antifashiste. Fashistët dhe shërbetorët e tyre nuk e mendonin se një vajzë trup vogël “pesë pare njeri”, do të kryente kryente akte kundër tyre. Kështu ajo shpëtoi jetën dhe njëkohësisht ndihmonte LANCL. Ishte nga debatikesët më të vogla, por ishte edhe shumë e shkathtë dhe e gatshme për të rrezikuar jetën duke kryer veprimtari në dobi të LANCL.
Me çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë e shërbëtorët e tyre Resmija u angazhua ne aksionet për rindërtimin e ndërtimin e vendit. Mori pjesë aktive në ndërtimin e veprave të rëndësishme të asaj kohe. Kështu ajo është aksioniste për ndërtimin e Hidrocentralit të Ulëzes e pastaj të Shkopetit. Këtu ajo u njoh me Hajri Hoxhën, një nga dibranët e njohur për luftën antifashiste në Dibër, në batalionin “Nazmi Rushiti” e pastaj në Brigadën e 18-të sulmuese, si një nga kuadrat drejtues të saj. Pas çlirimit Hajriu ishte drejtues kryesor i punimeve për ndërtimin e këtyre hidorcantraleve në rrethin e Matit. Në vitet në vazhdim Resmija ishte një aktiviste e dalluar në organizatat e grave në rrethet ku punoi i shoqi, Hajriu, si në Shkodër Sekretar i Komitetit të Partisë, në Peëshkopi Sekretar e pastaj, Kryetar i Komitetit Ekzek. Në vitet tetëdhjetë Drejtori i Përgjithshëm i Kombinatit Poligrafik Tiranë.
Hajri e Resmije Hoxha lanë pas një emër të mirënjohur dhe dy djem e një vajzë, si edhe shumë nipa e mbesa e stërnipa e stërmnbesa, që e mbajnë lart emrin e prindërve të tyre.
Ne ate kohe te pushtimi fashist, as te mendhenjte, as te rinjte, as femijete nuk e dinin se c`ishte komunizmi. Shqiptaret kishin ideal clirimin kombetar nga nazifashistet dhe kjo ishte e gjitha, e formuluar ne parullen luftarake : “Vdekje fashizmit, Liri e Popullit”..

 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes