l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Presidenti Meta vlerësoi me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” (pas vdekjes), Komandantin legjendar të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare
“Triathlon Labeat”: “Për një zemër të shëndetshme”

 

DR. LEONIDHA PEPO*

Para disa ditësh në televizionet shqiptare, u shfaq e një portret mjaft i njohur prej vitesh, ai i doktor Kliti Hotit, që vetë emri tij është prej lashtësisë si djali i mbretit ilir.
Por çfarë tha ky personazh, që krahas detyrës së mjekut kryen edhe funksionin e drejtorit të një kompanie mjaft të njohur, “Novartis”, në fushën e farmaceutikës, me barna të njohura për cilësinë e ilaçeve të përdorura gjerësisht në mbrojtjen e shëndetit dhe shërimin e mjaft sëmundjeve të ndryshme.
Pse u shfaq ai në ekranet e televizioneve? Sepse në datën 29 gusht të këtij viti, Ai ishte organizator kryesor i një gare të quajtur “Triathlon”, ku përfshihen tri disiplina – 1) not 770 m 2)biçikletë 20 km 3) vrap 5 km. Pra, një garë që kërkon përgatitje të lartë fizike, inteligjencë, taktikë e teknikë të lartë për të arritur që sportistët të përfundojnë garën, por dhe pse jo të kenë pritshmëri për vende të para dhe për medalje.
Këtë garë ka 8 vjet që Dr. Kliti Hotii e organizon me inteligjencë dhe aftësi ndjellëse, duke siguruar pjesëmarrje sa më të gjerë e të larmishme të shteteve; cilësi sportive e administrative, guxim garues me ndjenjë personale të personalitetit, pavarësisht profesionit bazë te tyre.
Pati një ndërprerje gjatë këtyre 8 viteve. Ishte viti i pandemisë para 1 viti, që si shkatërrimtar për njerëzimin, ndaloi çdo aktivitet dhe u duk sikur bota ndaloi për një moment.
Cili qe motivimi i 88 garuesve të 10 shteteve për të zhvilluar këtë garë?
Sigla që kishte jo pa qëllim titullin sinjifikativ “Triathlon për një zemër të shëndetshme”, ndikoi në mobilizimin me një ndjenjë gare të gjithë ata që guxuan për kënaqësinë e tyre, por edhe fituesit për të marrë gëzim e harmoni personale, edhe pse jo vendin e tyre në podium.
Këtë përgjegjësi dhe ndjenjë të lartë garuese më mirë e ndjeu dhe e zbatoi plot sukses farmacistja jonë atlete, Liljana Idrizaj, shkodrania e rritur në qytetin e biçikletave, ku çdo shtëpi ka minimumi një biçikletë. Por Shkodra ka afër edhe Shirokën, buzë liqenit, ku kam edhe fotografi në shtëpinë time të vitit 1937, ku babai im me shokë bënin vizitë nëpër vendet më piktoreske të Shqipërisë. Quhet Petraq. Gjithashtu Shkodra, përveçse liqenin, ka afër dhe Velipojën e njohur për detin e dëshiruar nga mjaft shqiptarë nga gjitha trevat, por edhe të huaj që janë shtuar me shumicë, sepse përveç rërës kurative, ka edhe çmime shumë të favorshme.

Shkodra ka të zhvilluar edhe sportin e skive, ku aktivisti i parë jo vetëm në rang amatoresk, është edhe dr. Kliti Hoti me familje, që e ushtrojnë këtë sport familjarisht në pikat turistike të Kolashinit në Malin e Zi ku ka dëborë për një kohë të gjatë. Në këto pika turistike e sportive malore, shoqata si “Shkodra në ski” kanë një pjesëmarrje të gjerë që nga fëmijët e deri te të rriturit në garë. Natyrisht, të tilla gara kanë shpenzime dhe sponsorët nuk mungojnë në të tilla organizime. Aktiviteti “Triathlon labeat” u zhvilluat në kushte jo të favorshme atmosferike, pasi një natë para kishte pasur stuhi, dhe nga kjo liqeni të nesërmen ishte ne kushte jo të mira për garuesit, me përmbajtje të lartë të leshterikëve dhe barërave të tjerë, mirëpo kjo nuk i pengoi as garuesit, as organizatorët që ta zhvillojnë garën, duke pasur një numër të madh garuesish dhe shikuesish, që kishin ardhur aty për ta ndjekur dhe për të përjetuar live emocionet e garës.


Natyrisht, distancat e 3 disiplinave të ndryshme qenë të barabarta për të gjithë garuesit, si për meshkujt dhe femrat, mirëpo koha ishte individuale për secilin. Koha e secilit garues matet në mënyrë elektronike nga një çip që merret në fillim te garës kur bëhet dhe regjistrimi, dhe vendoset në kyçin e majtë të këmbës. Për meshkujt tregoi forcë e stil të veçantë duke marre çmimin e parë shqiptari nga Kosova, Albion Ymeri, me një kohe prej 47 minutash. Në vend të dytë tironsi Eduard Dalla me një kohë prej 52 minutash, dhe në vend të tretë përsëri shkodrani Bledar Mesi me një kohë prej 55 minutash. Për femrat, fituese e vendit të parë ishte Liljana Idrizaj, duke fituar admirimin e spektatorëve, familjes e miqtë të saj.


Natyrisht që ka edhe xhelozi apo qejfmbetje, kështu ndodh si në sport e kudo. Po e dyta? Holandezja Judith Kisser, duke mundur shkodranen e vendit të tretë, Irma Temali. Por këto qenë mundësitë. Të përgatitesh gjatë vitit në vazhdim për fitore e në garat e ardhshme që do t’u bashkohet kategorive superiore dhe fituesi i kategorisë junior Leonel Mesi, që për koincidencë është edhe i biri i fituesit të vendit të tretë ne kategorinë e meshkujve. Sigurisht, ky lloj ambienti dhe organizimi kërkon edhe mbështetje financiare e dashamirësi nga sponsorit më të dalluar të tillë si “Uji Dukat”, rrjeti i farmacive “Ditë e natë”, ambasada hungareze, Bashkia Shkodër, shoqata “The doors”, restorant “M’shijon”, “Ëineplus”.

Falënderim e nderim për ta, duke menduar që për zhvillimin e këtij organizimi dhe aktiviteti duhet një mbështetje jo e vogël. Pjesëmarrësit në “Triathlon Labeat” ishin nga shtete si: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Turqi, Holandë e Greqi. Vlen të theksohet se pjesëmarrësit në këtë kompeticion ishin jo domosdoshmërisht njerëz me një prejardhje të mëparshme sportive, por edhe pjesëmarrës amatorë që e duan sportin dhe kanë filluar ta bëjnë atë mënyrë jetese, duke qenë se edhe motoja e “Triathlonit” këtë vit ishte për një zemër të shëndetshme, duke nxitur dhe promovuar sa më shumë benefitet e aktivitetit fizik në shëndetin e zemrës.
Disa nga benefitet e shëndetit fizik që “Triathlon Labeat” promovoi ishin që ndryshimet e vogla në stilin e jetesës sjellin përfitime të mëdha në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të dislipidemive.


Kështu, stërvitja stimulon enzimat që ndihmojnë në lëvizjen e LDL nga gjaku (dhe muret e enëve të gjakut) në mëlçi. Nga atje, kolesteroli shndërrohet për tretje ose ekstraktohet. Pra, sa më shumë të stërviteni, aq më shume LDL trupi ynë eliminon. Stërvitja gjithashtu rrit madhësinë e grimcave të proteinave që mbartin kolesterolin në gjak. Disa nga këto grimca janë të vogla dhe të dendura, disa janë të mëdha dhe me gëzof. “Grimcat e vogla” të dendura janë më të rrezikshme se ato të mëdhatë, sepse ato me të voglat mund të futen në enët e gjakut dhe të krijojnë depozitime atje.
Pra, sa më shumë stërviteni, aq më shumë rriten madhësitë e grimcave të proteinave që përbejnë lipoproteina të mira dhe rritet eliminimi i rrezikut. Si përfundim, përveç kënaqësisë që aktivitete të tilla promovojnë, duke promovuar jo vetëm bukuritë e Shqipërisë, harmoninë mes shteteve të shumta pjesëmarrëse, vlerat e jashtëzakonshme që sporti ka në jetën tonë, po e mbyll me fjalinë: “Bëji një premtim vetes – dhuroji më shumë aktivitet fizik, ruaje zemrën tënde!”.
*Kardiolog -Qendra Shëndetësore Nr. 4, Tiranë

 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes