l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Me rastin e 101 vjetorit tE shpalljes sE pavarEsiE sE ShqipErisE

Simboli i pavarësisë së kombit

  • Vlora, qysh më parë ishte përcaktuar si qendër ku do të mbahej Kuvendi gjithëkombëtar për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në referatin e vet Ismail Qemali foli shkurt për të kaluarën e Shqipërisë, gjendjen dhe rrethanat momentale politike. Ismail Qemali propozoi që Shqipëria të shpallet “Shtet më vete, e lirë, e pavarur. Të gjithë delegatët këtë propozim e aprovuan duke u ngritur në këmbë dhe duke e përcjellë me duartrokitje aktin e shpalljes së pavarësisë.

Në çastet më të vështira për popullin shqiptar, kur krerët e Lëvizjes Kombëtare bënin çmos për mbrojtjen e vendit nga copëtimi, vendimtare ishte nisja e Ismail Qemalit nga Stambolli për në Bukuresht. Në historinë e diplomacisë shqiptare shkruhet se Ismail Qemali arriti të përfitonte nga kundërthëniet ekzistuese të Fuqive të Mëdha. Ismail Qemali, në takimet e fundit që pati me përfaqësuesit diplomatik evropian, arriti të sigurojë simpatinë e idesë së popullit shqiptar për shpalljen e pavarësisë.

Ismail Qemali kërkonte me urgjencë mbledhjen e delegatëve të Shqipërisë në Durrës apo Vlorë. Qemali me 14 patriotë shqiptarë më 19 nëntor u nis nga Trieste, për në Durrës, ku arriti më 21 nëntor 1912. Në rrethanat e rrezikshme politike që ekzistonin në vend nga rryma të ndryshme dhe zënkat e feudalëve shqiptarë, pamundësonin veprimin e lirë në ngritjen e flamurit kombëtar. Në çaste kritike që ekzistonin në Shqipërinë e Mesme, Ismail Qemali me shokë vendosi që të vazhdojë rrugën për nga Vlora. Në këtë kohë, ushtritë ballkanike kishin hyrë thellë në tokën e Shqipërisë. Ata, tashmë, kishin pushtuar Strugën, Elbasanin, Tiranën dhe ishin nisë për në Durrës, kurse Vlora mbahej e rrethuar prej grekëve. Qarkullimi nëpër Shqipëri nuk ishte aspak i lehtë, pasi bandat dhe ushtria e shteteve ballkanike kishin zaptuar pjesën më të madhe të vendit. I shoqëruar nga delegatet e disa qyteteve u nis për në Vlorë ku arritën në 25 nëntor.
Ky qytet qysh më parë ishte përcaktuar si qendër ku më 28 Nëntor 1912 do të mbahej Kuvendi gjithëkombëtar për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në referatin e vet foli shkurt për të kaluarën e Shqipërisë, gjendjen dhe rrethanat momentale politike. Ismail Qemali propozoi që Shqipëria të shpallet “Shtet më vete, e lirë, e pavarur. Të gjithë delegatët këtë propozim e aprovuan duke u ngritur në këmbë dhe duke e përcjellë me duartrokitje aktin e shpalljes së pavarësisë. Ismail Qemali e ngriti lart në Vlorën heroike flamurin e Skënderbeut.

Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i qeverisë së përkohshme, Ismail Qemali, më 29 nëntor 1912, i njofton për aktin historik gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu, për këtë vendim, Ismail Qemali njofton edhe shtetet ballkanike: Rumaninë, Malin e Zi, Serbinë, Bullgarinë, Greqinë dhe Turqinë, duke kërkuar nga ata që të njihnin aktin e pavarësisë si ndryshim i vullnetit politik të kombit shqiptar.

 

Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë

Pamja origjinale e procesverbalit të mbajtur n'atë ditë nga Luigj Gurakuqi në bllokun e tij të shenimeve, i fotografuar nga Kel Marubi me 1937 me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë me cilësinë e fotografit zyrtar i Oborrit Mbretnor. Shënimi i mëposhtëm, i paidentifikuar autori, është bërë për emrat që ishin nga ana e pasme.

Pamja origjinale e procesverbalit të mbajtur n'atë ditë nga Luigj Gurakuqi në bllokun e tij të shenimeve, i fotografuar nga Kel Marubi me 1937 me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë me cilësinë e fotografit zyrtar i Oborrit Mbretnor. Shënimi i mëposhtëm, i paidentifikuar autori, është bërë për emrat që ishin nga ana e pasme.

Deklarata e Pavarsisë e formuluar nga Ismail Qemali dhe e shkruar nga L. Gurakuqi. Kjo paraqitje e dokumentit është një montim nga Lef Nosi me rastin e ekspozitës së 1937, pasi firmat nga M. Kruja e poshtë, tek dokumenti origjinal ishin në pjesën e mbrapme

Më 28 nëntor 1912,  në mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, pjesa shqip hartuar nga Luigj Gurakuqi, dhe pjesa turqisht nga Ismail Qemali dhe e shkruar nga Shefqet Dajiu. Deklarata është dokument i shkurtër dhe i shkruar me dorë, i nënshkruar nga delegatët e Kuvendit, me këtë përmbajtje:


"Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912
Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme".


Perandoria Osmane ra në Luftën e Parë Ballkanike që filloi në tetor të vitit 1912 dhe shqiptarët e gjetën veten në një pozitë tejet të vështirë. Udhëheqësit e tyre ishin më të shqetësuar nga koalicioni i forcave fqinje (Mali i Zi, Serbi dhe Greqi) se sa nga dobësimi i pranisë ushtarake Osmane, në vendin e tyre. Ajo që ata donin ishte ruajtja e integritetit territorial të Shqipërisë. Brenda dy muajve, forcat osmane pothuajse kishin kapitulluar, dhe vetëm në Shkodër dhe Janinë garnizonet turke nuk ishin dorëzuar. Ekzistenca e vendit ishte e rrezikuar.
Në këto rrethana, delegatët nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në Kuvendin e Vlorës. Ismail Qemali u kthye në Shqipëri dhe në krye të një asambleje kombëtare prej 83 anëtarësh, shpalli pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës më 28 nëntor 1912. Në të njëjtën kohë u krijua edhe një qeveri e përkohëshme. Pavarësia e Shqipërisë u njoh më 17 dhjetor 1912 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.
Delegatët e Asamblesë Kombëtare ishin:

  • Berati: Sami Bej Vrioni, Ilias Bej Vrioni, Taq Tutulani, Babë Dud Karbunara (Jorgji Karbunara)
  • Çamëria: Veli Gërra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Azis Tahir Ajdonati
  • Delvina: Avni Bej Delvina
  • Durrësi: Abaz Efendi Çelpuka, Mustafa Agë Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikollë Kaçorri
  • Dibra: Myfti Vehbi Dibra, Sherif Langu
  • Elbasani: Lef Nosi, Shefqet Dajiu, Qemal Karaosmani, Dervish bej Biçaku
  • Gramsh-Tomorricë: Ismail Qemali Gramshi;
  • Gjirokastra: Elmaz Boçe, Veli Harxhi, Myfit Bej Libohova, Petro Poga, Jani Papadhopulli
  • Janina: Kristo Meksi, Aristidh Ruci
  • Kosova, Gjakova, Plava-Gucija: Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Salih Gjuka, Mit'hat Bej Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, Isa Boletini, Riza Bej Gjakova, Hajdin Bej Draga, Dervish Bej Ipeku, Zenel bej Begolli, Qerim Begolli
  • Korça: Pandeli Cale, Thanas Floqi, Spiro Ilo
  • Kruja: Mustafa Merlika
  • Lushnja: Qemal Bej Mullai, Ferit Bej Vokopola, Nebi Efendi Sefa
  • Mati: Ahmet Bej Zogolli, Riza Bej Zogolli, Kurt Agë Kadiu
  • Ohri dhe Struga: Zyhdi Bej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi Bej Ohri, Mustafa Baruti, Dervish Hima
  • Peqin: Mahmud Efendi Kaziu
  • Përmet: Veli Bej Këlcyra, Syrja Bej Vlora
  • Pogradeci: Hajdar Blloshmi
  • Tepelena: Feim Bej Mezhgorani
  • Tirana: Abdi Bej Toptani, Murat Bej Toptani, Ymer Sollaku
  • Skrapar: Xhelal Bej Koprencka, Hajredin Bej Cakrani
  • Shijak: Xhemal Deliallisi, Ymer Bej Deliallisi, Ibrahim Efendiu
  • Shkodra: Luigj Gurakuqi
  • Vlora: Ismail Qemali, Zihni Abaz Kanina, Aristidh Ruci, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Eqrem Bej Vlora
  • Kolonia shqiptare Bukureshtit: Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja, Dhimitër Berati, Dhimitër Ilo

Cungimi i dokumentit të Deklaratës së Pavarësisë

Dokumenti u cungua qëllimisht nga regjimi komunist, duke larguar disa nga emrat nënshkrues të dokumentit të rëndësishëm. Kryetarja e Kuvendit i propozoi Presidentit të Republikës dekorimin me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të Dom Nikollë Kaçorri, Mid'hat Frashëri, Mustafa Kruja, Iljaz Vrioni, Pandeli Evangjeli, Mehdi Frashëri, Ali Këlcyra, Valon Badivuku dhe Lef Nosi.

Duke u bërë ndoshta një nga shtetet unikalë në botë që kryente një akt të tillë. Dikush nuk shihej me sy të mirë nga regjimi, dikush, sepse ashtu kishte vendosur kupola e lartë e regjimit, apo dikush tjetër thjesht se e ka pasur emrin afër njërit prej atyre që regjimi diktatorial i ardhur mbas vitit 1944, kishte vendosur se ata nuk duhej të ishin pjesë e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të këtij kombi, ditës së shpalljes së pavarësisë

 

 

 

 

 

 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes