l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

BOTIME

RILINDJA E EMRAVE

Esse & Refleksione & Kritikë letrare

Tiranë 2023

Luciano Sabolla

PELLEGRINAGGI MEDITERRANEI
NEL MEDIOEVO
Gli Xenodochi all’origine della cura

ADN-ja E PANDRYSHUAR
E SHEFKI KARADAKUT

Monografi letrare

Ideoi dhe përgatiti për botim
HALIL RAMA – Mjeshtër i Madh

 

MAGJIA E FJALËS
Një libër për librat…

Autor: Halil RAMA
Redaktor: Aristir LUMEZI
Recensent: Dr. Hajri MANDRI

Libri është pjesë e kolanës “MONOGRAFI, ESSE, STUDIME”.

 

Sh.Karadaku: Romani "Puthja e ngrire" ne anglisht

 

HALIL RAMA Fluturon shqipja mbi Korab - Reportazhe, portrete, kritikë letrare -

Redaktor: Shefqet MEKO. Recenzent: Dr. Hajri MANDRI

Arti grafik: Agron SEJAMINI.

Ua kushtoj mbesave të mia, KEIDËS dhe ALESIAS

 

Titulli: Muhurri, histori dhe personalitete Autor: Halil RAMA

Redaktore e korrektore letrare: Luljeta Dishi (Prençi)

Recensentë: Dr. Hajri Mandri Dr.Selman Mëziu

Konsulentë: Shemsi Prençi, Këshilltar për Mbrojtjen Civile i Presidentit të RSH-së, SHT Z.Ilir Meta Sakip Cami, Shkrimtar, studiues, publicist, poet

Foto e kopertinës: Edmond Hasani ISBN: © Autori

Printuar: M&B Botime dhe Studio Grafi ke Tiranë, korrik 2020

Kushtuar Mjeshtrit të Madh, Skënder Cala,, njëndër ikonat e artit dhe kulturës kombëtare,, në 80-vjetorine ditëlindjes

Skënder Cala, “Mjeshtër i Madh” në gjerdanin e artë të kulturës kombëtare

Autor: Halil RAMA

Redaktor: Ramazan KICA,

shkrimtar Recensentë: Dr. Gidiola HYSA Sakip CAMI, publicist & poet

Korrektore letrare: Dr. Gidiola HYSA

Art grafik: Artemida Arbri Nako Foto e kopertinës: Arben BICI ISBN: ©: Autori Printuar: M&B Botime dhe Studio Grafike 978-9928-256-95-9

“Rizgjime meteorësh”, libri i 13-të i Halil Ramës

 

 

Një botim i ri me krijime të reja, të arrira artistikisht

HALIL  RAMA
SAKIP  CAMI

 

 

 

KOMPOZITORI MUHARREM XHEDIKU

(1917-1959)

 

 

 

“Shpesh këngët e bukura , të kompozuara me frymëzim dhe ndjenjë të hollë poetike, që kanë transmetuar idealet e larta të popullit dhe punën e gjallë të tij, traditat luftarake e atdhetare të tij, populli i ka bërë të vetat duke shkrirë autorësinë  e tij  dhe duke i shëndrruar në këngë popullore.
Kjo ka ndodhur edhe me krijimet e kompozitorit Muharrem Xhediku dhe ky është një fat dhe nder për të.”

 Çesk Zadeja
Artist i Popullit

(Nga fjala në simpoziumin shkencor
në Zall Dardhë të Dibrës
me 26 qershor 1982, me rastin e 65 vjetorit të lindjes së Muharrem Xhedikut)

NË PANTEONIN E VLERAVE

Parathënie
Përtej kronikës së disa jetëve
Duke lexuar librin “Në panteonin e vlerave” të autorit
Halil Rama

Nga Namik Selmani
studiues

Pa asnjë mëdyshje, libri i Halil Ramës “Në panteonin e  vlerave”  është  befasi  në  botimet  e  viteve  të  fundit.  Media vizive dhe ajo e shkruar na ka “bombarduar” me  kronikat e krimeve dhe me ato rozë. Dhe të vënë në rolin e një edukatori të brezave, të paktën në familje, pa folur në  mjedisin social, e kemi të vështirë që t’u themi më të rinjve  se ka edhe vlera të mira ky vend, kjo krahinë, që duhen  njohur, që duhen ndjekur, pa folur dhe për Panteonin e  vlerave që ka dhe duhet të ketë një komb, pavarësisht se sa popull ka ai në sipërfaqen që mbulon flamuri i tij. Nuk  ka  zgjedhur  poezinë  Halil  Rama  në  një Oqeanopoezi, ku të gjithë vargëzojnë ditën e natën, para telenovelave e para tribunave, e pak, shumë pak poezi të  mbeten në kujtesë, në mish, nën lëkurë; pale t’i vësh nën  jastëk apo t’ua tregosh fëmijëve, miqve, nxënësve, në një kohë të caktuar, edhe pse bëhen sa e sa konkurse, shtrohen dreka për të, hidhen sa e sa lekë, euro, dollarë në tavolinat e botuesve të shtëpive botuese ...

E plote

   

MEMORIA HISTORIKE E KOMBIT

Gazetari dhe shkrimtari i njohur, Halil Rama, librin e tij të nëntë "Memoria historike e kombit", botim i ri ' "Classic Print", ja kushton simbolit të qëndresës gjatë LANÇ e në burgjet e diktaturës, Rrahman Parllaku…
Ndonëse po mbush një shekull jetë, ai ka një kujtesë fenomenale dhe erudicion të jashtëzakonshëm, që do t'ia kishin zili të gjithë. Kështu e kemi parë dhe ndjekur me interes të jashtëzakonshëm në takime e mjedise publike, si dhe në debatet, emisionet e dokumentarët televizivë. Madje, siç është shprehur shkrimtari i mirënjohur Teodor Laço, "Ai është një dëshmi për kohën që kemi lënë pas, për një kohë tepër të gjatë, si dhe vetë jeta e tij"

   
Halil Rama vjen me një përmbledhje artikujsh, që bien erë Shqipërie. Shqipëri ngado ta shohësh: nga tema, nga frazeologjia, nga njerëzit – personazhe, nga ....Ngado ta kthesh, gjen atdhedashurinë. Në shkrimet e tij nuk ka urrejtje, nuk ka frikë, nuk ka as teprime. Sigurisht, që jo gjithçka i pëlqen, por di ta shfaqë pakënaqësinë. Pra, di të bëjë kritikën. Ndonjë vlerësim i tij arrin të japë shumë, sa një shkrimtari i jep mundësinë të bëjë një monografi, siç është shkrimi për Xhemal Berishën. “Kudo dhe në çdo rrethanë reflektonte vlera, për të cilat ishte e etur shoqëria jonë. Qe një njeri me nivel të lartë në të gjitha dijet, një filozof dhe psikolog, mësues dhe edukator shembullor, që, gjithkujt i duhet në ditë të vështira. Xhemal Berisha, njëri nga veteranët më të vjetër të kulturës dhe arsimit kombëtar u nda nga jeta me 15 nëntor 2012, në moshën 84-vjeçare”.

" Rrahman Parllaku një legjendë në kufirin e dy kohëve "


Liber nga: Halil Rama, Sakip Cami

Monografi kushtuar Gjeneral Rrahman Parllakut, i vetmi "Hero i Popullit" i gjallë, që i mbijetoi Luftës së II-të Botërore dhe terrorit komunist

   

HYRJE

Shënime për Kosovën


Unë u Linda dhe u rrita në krahinën e Lumës, prefekturë e Kukësit, që historikisht ka qenë pjesë e Kosovës, por që padrejtësisht, si edhe shumë pjesë të tjera të atdheut tonë, nga Konferenca e Londrës e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha Europiane u shkëput nga Prizreni, siç u shkëput Hasi e Tropoja nga Gjakova dhe krejt Kosova nga Shqipëria.


Në kujtesën e brezit tim mbeten të gjalla lidhjet historike të Lumës me Kosovën. Lumjanët në shekuj kanë qenë pjesëmarrës në luftërat për pamvarësi kombëtare, të zhvilluara nga populli shqiptar në Kosovë kundër pushtimit të Turqisë Osmane dhe sidomos në luftërat kundër mizorive sllave e greke.
Këto histori na i mësonin gjyshërit dhe prindërit, i  dëgjonim në bisedat që bëheshin në Odat e Burrave, ku nën tingujt e çiftelive dëgjonim edhe këngët që u këndoheshin udhëheqësve e dëshmorëve të këtyre luftërave.

   

Fundi i  “Rrugës së vetme”, një libër me përfundime të vlefshme

Ka njerëz në botën e medias që shpërthejnë e bëjnë bujë me shkrimet e tyre dhe më pas velen me "arritjet" dhe vegjetojnë në ndonjë parti politike apo institucion, pasi kanë arritur qëllimet e tyre pragmatiste e të mëpastajme.
Ka njerëz në botën e medias që punojnë pa bujë dhe zhurmë dhe me shkrimet e tyre lënë gjurmë, në fillim gjurmë të thjeshta dhe më pas gjurmë që nuk shlyhen nga kujtesa e kombit.
Këtyre të dytëve u përket publicisti Halil Rama, i cili ka botuar librin e tij të tretë me titullin sinjifikativ “Fundi i Rrugës së vertme.
Halili është nga Muhurri i Dibrës. Që në moshë të re ka shkruar në shtypin e kohës, në gazetat "Zëri i Rinisë", "Luftëtari", "Ushtima e maleve" etj., duke qenë një zë i veçantë dhe disi ndryshe për kohën që ishte.
Në vitet 1993-1996, krijon dhe drejton gazetën e parë pluraliste "Bulqiza", gazetë, e cila luajti një rol të madh në zhvillimet demokratike të këtij qyteti të vuajtur minator.

   
   



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes